Genta Kaloçi

17 MARS 2018
Shpesh rri e mendoj, kthehem pas në kohë, në vite, në kujtime, në humbje, në dhimbje, në Gentën që kujtoja se isha, por që transformohesha dita ditës.
Ashtu siç rri në heshtje i them vetes siç i pëshpërisim të gjithë;
Sa shumë kam humbur, vitet, fëmininë, shtëpinë, librat, biblotekën, shoqërinë, lagjen, qytetin, vendin, jetën e mohuar, iluzionin e dashurisë, injorancën, budallikun, idjotsinë, paditurinë, paaftësinë për të njohur veten e paaftësinë për ta dashur atë.
Kam humbur shumë.
Vallë, a kanë qënë të miat që ti humbja.
Sa shumë kam humbur. Kam humbur apo fituar?!
Kështu siç jam e zhytur në mendime vazhdoj edhe më thellë, jo shumë thellë, por aq sa mund të kapërcej mbi to, nën to, përtej.
Vërtet sa lart mund të kapërcej?
A mund të kapërcej??
Sigurisht që kam kapërcyer. Jo vetëm kapërcyer, por kam fluturuar, duke grisur kufijtë e shqyer barrierat e mia.
A kam humbur??
Si mund të quaj humbje, gjetjen time.
Si mund të quaj humbje, zgjerimin e horizonteve të mia.
Si mund të quaj humbje, eksplorimin e vetvetes dhe gjithçkaje që më rrethon.
Si mund të quaj humbje, jetën të cilën e fitoj çdo ditë në forma të ndryshme.
Si mund të quaj humbje, të shkuarën, që janë rrënjët e mia prej të cilës ushqehem kaq shumë.
Sa shumë??
A mund të ketë njësi matëse për ato që fiton njeriu për tu kompletuar në qënien e tij njerëzore?
Për atë që do të fluturoj nuk ka barriera, për aq kohë sa nuk i vendos vetes.
Çfarë është imja në këtë jetë që ta humb? Asgjë në aspektin dhe formën materiale.
Përveç dashurisë dhe njeriut që është pjesa jote e humbur dhe e kërkon kudo e në asgjë, gjithçka tjetër nuk ka rëndësi. Të gjesh dashurinë e vetme, atë të vërtetën, duhet të jesh në rradhë të parë i vërtetë me veten, ndaj vetes e pastaj kjo vërtetsi duhet të zgjerohet edhe më tej në gjithçka që na rrethon.
Të jesh i vërtetë nuk është asnjëherë e lehtë, konsiston të jesh i drejtë. Drejtësia është kollona kryesore e ndërtimit të vetvetes, ose më mirë të “gjetjes” së vetvetes, meqse është një proces i pandalshëm.
E vërteta në kohë të drejta në një përsëritje konstante zmadhon shanset për të gjetur dashurinë si pjesë e shkëputur nga vetja.
Vallë humba, çfarë humba??
Humba asgjë dhe gjeta gjithçka!
Çfarë gjeta?
Akoma nuk e keni gjetur në këto pak rreshta të shkruar, atëherë asgjë nuk keni kuptuar.