Blerta Basha

MIQËSI ROMANTIKE
Qiell i një natë vere, kjo miqësia jonë,
Si melodi e fundit, luajtur me kitarë,
Ndjehet aq e ëmbël deri natën vonë,
Shpirtrat tanë të çiltër bëhen dëshmitarë.
Kompozojmë ne këngën, shkruar në pentagram,
Edhe pse larg detit, si trupat qiellor,
Uverturë në të bëhen zërat tanë,
Sjellin dritë më shumë se një meteor.
Është kjo, kënga më e bukur në jetë,
Bashkohen shpirtrat, këndojnë me zërat tanë,
Vjen kaq i bukur, i ëmbël ky duet,
Vivald apo Verdi, dëgjohet nga çdo anë.
Netëve të verës, me hënë romantike,
Yjet e mahnitur, dëgjojnë zërat tanë,
Sa miqësi e bukur, me ty është moj mike,
Prej zilisë, prej qiellit ca yje në tokë ranë.
Blerta.6/Tetor/2025