Hijet e kohës-Hatip Hulaj

HIJET E KOHËS

Shpejtë ikin vitet,
sa hap e mbyll sy,
s’ke kohë t’i numërosh,
çdo gjë kalon si stuhi.

Dhe vjen përvjetori i plakjes ,
s’ke më çka feston,
s’mendon për ardhmëri,
veç histori tregon.

Të mundon amnezia,
të mundon demenca,
kujdesu çka thotë,
se të përzihen kabllot.

Shikoni edhe presidentët,
të plakur e matufosur,
pse vdesin njerëzit në luftë
fare s’janë të brengosur.

26.09.25