Plagë Çamerie-Lumo Kolleshi 

Lumo Kolleshi 

PLAGE ÇAMERIE

Vdekja e gjetheve

Edhe gjethet vdesin,
Në vjeshtë,si përherë,
Në kuje shirash,
Me varre nëpër erë.

Diku kam thënë që nata vjen
Dhe prapë e prpë them: natë s’kam.
Prushi i yjeve më bën ujem,
Një degëz ëndrre s’di ku më mban.

PAGJUMËSI

Nëse ti do të dish pse nuk kam gjumë,
Pse gjëmon tek unë një gjon sa shkul dhe pyjet,
Është ky Joni trazuar,krehur me shkumë,
Copra tragjedish mbledh poshtë ullinjve,
Nëpër qiej të pëlcasin sytë dhe yjet.

GDHENDJE

Mora daltë e gdhenda gurin,
Fytyrë njeriu i dhashë.
Provova të gdhendja njeriun,
T’i sillja prej perëndisë nurin,
Veç gur të plasaritur pashë.

FLAKË PIKËLLIMI

Aty ku heshtja zënka thinjë,
Ku myk ka zënë dhe një ligj lufte,
Ku maternitet nuk ka mendimi,
Lëvrijnë vemjet nëpër lule,
Fosfori im digjet në flakë pikëllimi.

PLAGE ÇAMERIE

Mbi shpinat e kërrusura të shtëpive
Ca re të plogëta i trazoka dielli
Dhe lulëzojnë brinjave bajamet,
Si në vargjet e Bilal Xhaferit.
Vetëm ec sokakëve të bardhë në Pargë,
Nuk di në zemrës sime apo asaj i lidh plagët.