Ndodhi-Preng Maca

Preng Maca

ndodhi`

të humbja ty,

ish si të humbja këngën!

çfarë humba rastësisht

e gjej në ëndërr.

Kur e shkruaj ëndrrën

është si të ndezësh një dritë

dhe bota e lexon

çfarë kam në shpirt!