Poetja Lulzime Malaj, vlerësohet me Çmimin e Tretë Ndërkombëtar në Akademinë Filozofike Seneca në Bari

Poetja Lulzime Malaj, vlerësohet me Çmimin e Tretë Ndërkombëtar në

Akademinë Filozofike Seneca në Bari.

       Në një ceremoni të rëndësishme që u zhvillua më 4 tetor 2025 në Kështjellën

Normano-Swabiane të Sannicandro di Bari, u shpallën fituesit e Çmimit Ndërkombëtar

Akademik “Lucius Annaeus Seneca”, në edicionin e 9-të për Letërsinë Bashkëkohore.

       Mes finalistëve të ndërkombëtarë, vëllimi poetik “Balla con me stasera” i autores

Lulzime Malaj, u vlerësua me Çmimin e Tretë. Një falënderim i veçantë, shkon për

shkrimtaren e shquar Irma Kurti, që botoi këtë vepër – projekt personal, për mbështetjen,

humanizmin dhe kohën e dhënë. 

      E ftuar në këtë ceremoni, autorja nuk mundi të marrë pjesë fizikisht në ndarjen e

çmimeve, por falenderon jurinë dhe organizatorët dhe i sheh vlerësimet si një njohje të

rëndësishme të kontributit te saj, në letërsinë bashkëkohore.

       Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të botës akademike, kulturore

dhe institucionale, dhe ceremoninë e përmbylli një darkë gala festive.