Louis Aragon -“Elsës sime”-përshtati në shqip: Agim Pipa

**Louis Aragon -“Elsës sime”

Do të të tregoj një sekret të madh dashuria ime:

Ti – je koha dhe koha është femër

duhet ta arsyetojmë;

Ajo ka nevojë që ne të ulemi në këmbët e saj,

Koha, si një veshje që zhbëhet,

Koha, si një fije floku e krehur pafund,

Një pasqyrë me avull dhe që fryn të tjera frymë,

Koha je ti që fle në agim, kur unë zgjohem

Ti – je si një thikëz që ma shpon fytin;

Oh, si të ta shpjegoj mundimin e kohës që nuk ecën,

Dhe mundimin e saj si prej një kohe të burgosur

Si gjaku në venat blu?

Ajo është shumë më keq, se dëshira e parealizuar pafundësisht

Dhe shumë më keq, se etja e syrit tënd, kur ti ecën nëpër dhomë.

përshtati në shqip: A.Pipa