Paqja!!!Ana Bisholla

Ana Bisholla

PAQJA!!!

Si një nënë me gjoksin të tharë,

Nëpër botë që zjarr ka marrë,

Paqja në det agonie mbytur,

Globin nata ka përtypur,

Nën qiellin që nuk ka hënë,

Fëmijët nga lufta ngrënë,

Violentuar, rrobagrisur,

Shkretëtirës arratisur,

Sytë liqen me lotë gjaku

Këmbëçjerrur, rrudhur , plakur…

Paqja hije e burgosur,

Në mure frike të pasosur,

Prej njeriut e plagosur…

Në arësyen pa arësye,

Ku njerëzimi u përlye,

Ekuilibër shpresë humbur,

Për çdo gjë që qe e bukur,

E shkelmosi, e përdhosi,

Paqen larg e syrgjynosi…

Paqja po lëngon, po tretet,

Për njerëzimin mirazh po mbetet,

O ndoshta akoma shpreson,

Ndonjë Zot natës kërkon,

Që t’i falet, që t’i lutet,

Ylli i fundit mos këputet!!!

@anabisjolla . Copyright Tetor 2023.