Vjeshtë ne bregdet-Kozeta Zavalani

Në heshtjen e mëngjesit, ku deti merr frymë ngadalë,

Vjeshta vjen me hapa të artë mbi valë.

Era përkëdhel pemëlt, si kujtime të harruara,

Ndërsa dielli i vonuar puth rërën e tharë.

Deti s’është më i zhurmshëm si dikur në gusht,

ka qetësinë e pjekurisë, shijen e një fundi të bukur.

Një pulëbardhë fluturon mbi ujëra blu të zbehura,

si një mendim që s’ka ku ndalet më.

Por sa paqe sjell kjo vjeshtë ne bregdet!

Në çdo valë ka një fjalë që shuhet, një premtim që mbetet.

E unë, shëtitës stinëve të zemrës.

Unë eci në vijën ku deti puth tokën,

Duke mbledhur aroma e kujtime,

Duke ndier se edhe vjeshta,

Mund të ketë shpirt deti e dashurie.

Do ta mbaj mend këtë qetësi si një poezi të ndalur,

ku dashuritë vjetërohen, por nuk harrohen kurrë

Kjo vjeshtë i lidh stinët si urë…