Bajram Torba

KY MALL
S’e di cfar bej ne k’te korije,
Goric’ e vjeter me rri mbi krye,
Nje mall me vjen papritur.
S’di si t’ia bej, s’di si ta shuaj,
K’te mall qe me djeg si zjarr,
Si nje kacak rri i mallezuar,
Syte ndalen tek nje far.
Me duf ne cast peshperita:
“Eh, sa larg eshte ai breg!”
Ranishtja ku mbremjeve prita,
C’me zuri frymen ky shteg.
Ky mall vertete se c’me helmon,
Kur shkrehur kujtoj perendimet,
Asgje perreth, asgje s’me zgjon,
Ne kete vend s’me rrihet.
Dhe “brof” cohem me rrembim,
K’te mall e fus ne kupe,
I dehur jam me te perbri,
Me mallin zjarr pa fund.
Mes shtegut ika, goricen lashe,
Ne trup kemisha me ngjitet,
Por bregu tashme eshte larg,
Ky mall me shpon… s’me shqitet…