
i përjashtuar nga rregullat…
Jam bërë inatçor dhe i qetë njëherësh
kërkoj gjithçka, aty ku ska asgjë
kësaj dite të lodhur,me gjuhën përjashta
dhe angullimat e qënve,nuk ia dua më.
Në një sy mbaj natën, në tjetrin ditën
Kërkoj nëpër rrugë, ca trille prej stine
cicërima zogjsh,dua të gjerb me fund
dhe më ngec në fyt, veç bori makine.
Malli më kërkon udhëtim për në ëndërr
I them nuk kam kohë,se gjumi smë merr
prej mungesës tënde,dhe hijes i ranë dhëmbët
se mbllaçit dot hënën,nuk kafshon dot diell..
Kërkoj një xhaketë, e vesh një këmishë
Se netëve bën fresk e ditëve bën vapë
Urdhëroj dhe lumin,mbles te Ti e nis
nëse kthehet bosh , i them: nisu prapë!..