
Cikël poetik nga Anila Toni
Firmos vetem ikje
Hapat e jetes…
Thyen heshtjen
E zemra, ndjeu frikën
Shpirti, papritur…
Preku vetem dhembjen..
Tek largoheshe…largoheshe
Dhe ikje …ikje..
Ike, duke lenë pas grinë…
Si reja e fundit e shpirtit… vjeshtË
Lotët për ty, i bëra agim
Dhe fytyrën time .mbarta si Diell
Te paktën …të kuptoje …të kuptoje
Se ikja është vetem…vetem ikje
Shtegtojnë vetem zogjte…shpirti im?
Njeriu,çuditerisht…ah…
Firmos vetem ikje..ikje…ikje
Zogjtë,vetem me nje.kuitje…
Bësomë
Mbartin vetem ..vetem kthim…
DILEMA E AKULLT
Dilema e akullt…
Në mbartjen e trishtimit , afrohet…
Nga “mortja “e vdekjes dhe” pisllëku” i jetës
Ngërdheshja e fatit
Loja, ngadhnjimtare e heshtjes
Shpresa e venitur …
Në pabesinë e ndjenjës …endet
Na fal jetën…
Në …Altarin e Zotit
Padija e horrit ,na zhvat dorën
Terri na perplas
Në fytyrën e lodhur …nga plakja
Në batakun e nje marrezie gjinore
Idiotësia e nje kohe barbare..
Vrapojnë në arenën e përlotur
Për dreq …
Në sfondin e kohës
Dilema e vjetër
Unë,
Hamleti “modern” …në kohn time
Monologoj, buzëshpirtin e lodhur
Të jesh …a të mos jesh?
Kjo është ceshtja!
MALLIN E TAKOVA
Yjet
I mbarta… në shoqerinë e natës…
Vetminë
Vetem me lotin e preka ne cast …
Mallin
E takova në ëndrrën e lodhur…
Me zë të çjerrë
Humba …humba gëzimin , në cast
U tremb shpirti dhe dashuria humbi…
Si hëna
Henore ,qe lahet në fytyra pellgjesh
Shtrëngimi i ndjenjës mbeti ftohtësia
Flokët e harrimit ishin degë shelgjesh
Mos vallë , humbja dhe fytyra janë një?
Asnjëra pakt nuk bëri me dashurinë..
Vetem humbi në mure,mure të lodhura
E s’ munda as une,as ti….
Të preknim …të kuptonim mirësinë
TRINJAKET E FUNDIT
Vetmi…
Erresirë..
Mankth…
Trinjakët e fundit te Botës se “calë”..
Ende vazhdojnë të degjojnë ” lajmet”?
Se harrojnë errësirën ..
E quajne ende ” Lajmi i pare “…
Ndjenja…
Shpresa…
Tradhëtia…
Akoma… grinden si ne “Iliade”..
O Zot …
Nën këmbë kam Trojën time …
Trojen me duar s’e mbarta kurrë, gjalle?
DUA TA PRES DITËN ME GERSHERË
Dua ta pres ditën me gersherë …
E ta ndaj në copa katrore …katrore…
Si katër faqe muri pa dyer,pa dritare
E ndien erë muresh dhe askund ,nuk ka oborre
Sa dua ta pres ditën me gersherë …
E ta ndaj në copa trekendëshi… trekendeshi
Se, si tre faqe e piramidave ,kurre nuk je …
Te kuptosh
Se trekendeshat i ngrejne neser, sot,.dje ..
Dua ta pres diten me gershere …
E ta pres ne forme rrethi… rrethi …
Je pika e qendres brenda “rrethnimit “…
Fshirë kujtesa,truri …në vagonat e mohimit
Dua ta pres ditën me gersherë …
E ta ndaj ne copa drapëri ,siç prisni një henë …
Drapër…sic prisni ende endrrat pa u lindur
Dhe në lindshin i varrnojn,pa ze …pa ze…
Dua ta pres diten me gersherë …
E ta ndaj pergjysm ,sic gjysmoni një henë …
Sa shpresa, etje fjale ,etje fryme… i gjysmuan
Vetem
Fajësuan sa zbrazen natën… dhe ty o hene…
Sa dua ta pres diten me gershere …
E t’i jap formën e një pikëpyetje…
Sa pikëpyetje e përgjigje, kurrë pa dhenë?
E të latojnë qeshmuem e të bëjnë pikëpyetje…
Sa dua ta pres diten me gersherë…
E t’i jap formën e një pikëçuditje….
Fjalët ,liritë ,i hengren,i shqyen me dhembë
Pas çdo pikëcuditje, të njëjtat vagona ndryshkje në ikje
Sa dua ta pres ditën me gersherë …
Ta ndaj në dy pjesë, dite dhe nate …
Ky shekull ,
I mbramë me çekiç ,te njëjtën gozhdë godet…
Dita është natë e nata është e arnuar krejt
Sa dua ta pres ditën.me gersherë..
E t’u jap formën e yjeve …poo , të yjeve ….
Në e paç o njeri zemërbardhe ,pjatën bosh
Do ta mbush qielli ,me mijëra flaknime yjesh
Sa dua ta pres diten me gersherë …
E t’i jap formën e flakës… se Prometeut …
Si përparesja e gjyshes, dita te shkundet…
E ti përplas në tokën e djallit, në gotën e dreqit
Sa do doja ta prisja ditën me gersherë…
T’i jepja, ahhh, formën e plotë, të një trendafili
Trendafilat,oborret e hipokriteve i kanë lenë …
Tash vallëzojnë
Me melodinë e zogjve vetem… vetem lendinave