Poezi -Arta Tagani

Poezi

1. 

Krahët

Krahë të zhgënjyer

drejtuar qiellit

në perëndime të rozta

Fluturime zogjsh

kthime në fole krahësh

në muzgjet që fillojnë të përgjumen

2

Fusion

Degët pa gjethe

përkulen nën qiellin e rënduar,

derdhin lot petalesh mbi rrugë

Rruga e lagur

përtyp lotët e qiellit,

përzier  me lotët e degëve

dhe hapat e kalimtarëve

Përzierje lotësh,

ngatërrim i qiellit dhe i tokës,

stinë qarjesh

ku flitet me pëshpërima.

3

Danza qiellore

U shkëput…

Dridhshëm,

dridhshëm…

Dridhshëm po bie nën erën e lehtë,

duke u rrotulluar rreth vetes.

Venera,

për të fundit herë!

Ju bashkua të tjerave

që më parë

u ishin bashkuar tokës,

afër trungut të mocëm