REBELIMI I SHEGËVE
Vjeshta është çarë nga rebelimi i shegëve,
U përflak çdo degë,
Me të kuqen gjak
Vjeshta u këput kokërr më kokërr
Nga tërbimi i tyre i ëmbël,
Dhe buzësh po përvilet ti shijojë hojë më hojë.
Valbona Kolaveri