“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

Nga cikli “Lavdi”

“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”🇦🇱

Eshtë një grua arsimtare

Sevastia atdhetare

Kontribut i madh tek dija

Sevastia Sevastia.

Me ndihmesën e Naimit

Shtruan rrugën e arsimit

Bashkë me Parashqevinë

Punuan për Shqipërinë.

Të dy motrat arsimtare

Kontribut për abetare

Për shkollim dhe arsimim

Për të ardhmen, për zhvillim.

Komunizmi i pabesë

Si gjithmonë i la n’harresë

Arrestim dhe torturim

I lanë motrat në mjerim.

.

.

.

.

.

©️ Dritan Mardodaj

.

.

.

2025,tetor

.

.

.

#dritanmardodaj#poezi#dedikim#sevastiqirjazi#parashqeviqiriazi