Dr Selman Mëziu

Mendime
Erdhi bora e parë. Shkruhen urimet! Ardhtë e bardhë! Me kamë të mbarë! Pastaj. Thërrasin. Duartrokasin. Në malsitë e verilindjes, juglindjes të Shqipërisë, por edhe në Dardani peisazhet kanë ndërruar ngjyrë menjëherë. Vazhdojm të buzeqeshim. Të na shkëlqejnë sytë. E hymë pa pritur në botën e andërrave. Pse jo në galektikën e mendimeve. Sejcili në mënyrën e vet. Sejcili me botën e tij, si mësues, nxanës, student, bari, biolog, ndërsa qeveritarët nuk kane kohë për urime. Ato kanë mbledhje në zyra me klimatizator.
Vërtet çfarë ka ndodhur? Bora e parë pushtoi të gjelbërtën më 02.09.2025 dhe hirin e gjallesave që u dogjën ‘’dikur.,, Temperaturat ditë më parë vërteteshin nga 15 – 25° C. Pastaj erdhi ajo që nuk pritej. Në befasi. E parakohshme Pulë bardha. Rregullisht yjet e bardha duhet të zbrisnin nga 15 nandori. Më parë vjeshta duhesh të sillte brymën. Pra yllëzat e bardha të pas mesnatës. Temperaturat me ulje graduale. Normalisht kjo për botën e gjallë e njerëzit do të sillte përshtatjen graduale. Gjethet e bimëve barishtore, shkurrore, drunore do të na formonin në tokë e degë, qylymin shumë ngjyrësh të gjetheve. Një proçes fiziologjik në kalendarin fenologjik të bimëve. Përkundrazi bora ka mbetur varur në degët e gjethet e gjelbërta. Temperaturat kanë zbritur në ‘’ – 4°C në Lubinj të Prizerenit, ndërsa shtresa e borës ka arritur 40 cm.,, ‘’Djali dhe prindërit bllokohen nga bora që nga e premtja deri në sot në Tropojë.,, etj. etj.
Peisazhet janë jeshiluar e bardhësuar. Brenda tyre një botë e gjallë, e mpirë, e rrudhosur me drithërima në trup nga të ftohti. Temperaturat kanë një rënje të menjëhershme. Pasojat: nderlikojn trazojn, veprimtarinë biologjike, fiziologjike të qenijeve të gjalla. E pastaj. Natyra ka shtërnguar dhambët. Ajo i thotë njeriut: ‘’Ju po shkatërroni botën time që ju mban gjallë e udshqen. Unë do t’iu përplas juve të papriturat shkatrrimtare. Vuajtese. Dhimbëse. Edhe me vdekje. Ose duke e parë atë me sy e ndjerë kërcënimin e saj.,,
Vet njeriu pret pa meshirë e teknikë, pyjet. Sigurisht pa njohur stinë e hapsirë me dhambët e çelikta. Shoqëruar me vënie zjarri në ato e pa kursyer, hamulloret, ullishtet, varrezat, vreshtat, livadhet. Në Gaza të Palestinës e Ukrainë, njeriu derdhën mijëra predha, shungullojnë udhëve mijëra tanke, autoblinda etj. Natyrisht të gjitha këto shoqërohen nga tymëra e gazra helmuese nga ma të ndryshmet dhe dy oksidin e karbonit.
Helmet shpërndahen marrëzisht në damarët e njerëzve të pa fajshëm. Politikanët mjafton të kakarisin. Mjafton të hedhin batuta. Mjafton të përqafojn krerë shtetesh. Të tjerat ia lenë shkatrrimtarëve, të pa ngopurve të paras. Atyre që vetëm e kanë mendjen të vjedhin, të çvatin për vete, në kurriz të popullit e natyrës. Atëhere dhimbja në trupin e poullit fukara, dyfishohet, thellohet, gangrenizohet, qelbëzohet. Kurse shteti i pa kok e tru nuk e mbron natyrën, por e dhunon. Përfundimi: vdekje nga të dyja palët. Po deri kur kjo tragjedi e dyfishtë? Derisa njeriu të disiplinohet, ndërgjegjësohet që të respektoi natyrën. Vetëm kështu ai respekton dhe shpëton veten.
Këtu nuk mbeten pa ia shtuar vuajtjet popujve me luftëra, bomba, gazra, shkatërrime të gjithëçkaje. Helmim të biosfërs. Djegja e maleve me mbeturina në Elbasan, Vlore etj. Mijëra ton tymra helmuese mbuluan dritën e diellit e të hanës e mbushën mushkëritë e shqiptarëve. E pa u rrekur mundem të shkruaj ‘’Natyra ka hapur grykat e topave e po bombardon vetë njeriun që po i shqyen trupin e saj copa, copa; po i thanë zorrët për uji burimesh nga trupi i saj.,, Përfundimi: Çfarë të mbjellësh do të korrësh.
Firence 06.10.2025 Miku i natyrës S.Mëziu