Arta Tagani

E dashur Dejn
(Nga faqet e një ditari)
Të dërgova diku ,të ftova diku,ku rrija vetëm unë
Dhe ti ndenje!
Gjithmonë në heshtje,por ndenje.
As dhe dy metra katror vënd,një baule e boshatisur nga rrobat dhe brënda saj këmbë të kruspulluara fëmijëror
Të ftova aty!
Rreth e qark ,gazetat e kohës ,shkronja ruse ,fotografi dhe frasa te shkëputura nga filma rusë(mësuam të kuptojmë gjërat e pa kuptimta)
por të kuptuara qa mirë ,sa i vazhdonim më tutje pa fjalë
Sa udhëtime të bëra! Sa dritë rreth e qark!
Të mos kesh asgjë dhe të kesh botën!
E donim dhe na donte!
Ishte vëndi ynë ,ku të shkruaja pa marrur kurr përgjigje ,thjesht të tregoja ditët e mia fantastike ,përrallore do të t’thoja sot.
Gjirhçka brënda një bauleje, në një kënd dhomeje pothuajse të zhveshur,ku në dritaret me korniza të kaltëra rrinin hijshëm perdet e punuara me grep,një sobë ku dimrit bubulonte flaka e ëmbël dhe gjithçka kundërmonte gëlqere,varak dhe tymi i drurëve të brukës
Ah bruka ,lexoj akoma në mëndjen time ç’të pata treguar
Mëngjes i freskët tetori, tre e mëngjesit më sakt
Një qerre tërhiaej rëndë bregut të detit
dhe ishim të rrethuar veç nga një det i mardhur, qiell i mardhur plot yje gjithashtu të mardhur
dhe zogj bregdetar me krah të puprriqur që ecnin mardhueshëm rërës së lagur.
Pse ecnin mendueshëm Dejn? Nuk më je akoma përgjigjur.
Në gjith atë bukuri të mardhur ish dhe humbja ime e magjepsur!
(24.20.2023)