Ethem Cipi

Në gjuhë,
puthja është emër,
në letërsi,
në fizikë,
puthja ështe hapsirë,
në histori,
puthja është betejë,
në fiskulturë,
puthja është kalitje,
në muzikë,
puthja është çelës,
në kimi,
puthja është reaksion,
në biologji
puthja eshtë jetë,
në matematikë
puthja është herës,
në algjebër,
puthja është vlerë,
në gjeometri
puthja është segment…
Vetem në njeriu
puthja,
është dashuri.