Poezia e puthjes-Ethem Cipi 

Ethem Cipi 

Në gjuhë,

puthja është emër,

në letërsi,

puthja është krijim,

në fizikë,

puthja ështe hapsirë,

në histori,

puthja është betejë,

në fiskulturë,

puthja është kalitje,

në muzikë,

puthja është çelës,

në kimi,

puthja është reaksion,

në biologji

puthja eshtë jetë,

në matematikë

puthja është herës,

në algjebër,

puthja është vlerë,

në gjeometri

puthja është segment…

Vetem në njeriu

puthja,

është dashuri.

Ethem Cipi