Emi Krosi

ZEF PËRGEGA
Tema: Atdheu, ndjenja dhe metafora e qenësisë poetike, në poezinë e Zef Përgegë-s
Në pikëtakimet e mia të shpeshta me miq dhe poetë lezhjan, njoha veprimtarin shqiptaro-amerikan, Zef Përgega. Gjithëpërfshirja në të gjitha fushat letrare, por dhe të gjitha gjinitë e saj, mund të përkufizohet si një shpirt i lirë. Pagëzimi në formë trinie, të vargjeve: fjala + atë(dheu) + kryqi = ashtDheu. Poezia e tij tejkalon veten. Atdheun. Kohën. Hapsirën. Përtejoqeanin. Poezia përtej fshehtësisë dhe “brumësisë” së fjalës, ligjëron në gjoksin e lirisë, kur vibron fjala/atdheut/liria/malli/vetëvetja/ besimi, përmes vargjeve: të gjithë lumenjtë e shpirtit/prej shkambit të gjokseve buisin/e shkishërova detin e shpirtit im/me një dhimbje loti, duke mos harruar prejardhen e tij dardane. Në gjithë ciklin, poeti përtej/brenda atdheut, “dhembja” për fatin e tij në demokracinë hibride nuk e çudit, por në vargjet: për kë zgjedhin t’na prijë/udhës të pa sy! është alegoria e ironisë dhe sarkazma e shoqërisë shqiptare, që nuk zgjedh njerëzit e duhur, për një shtetbërje të drejtës, por “skllevër modernë” të bindur ndaj pushtetit, njëlloj si në diktaturë.
Poezia sendërtohet përmes shumë figurave si: krahasimi/analogjia/metafora/ironia dhe simbolika, por dhe përshkrimet lirike, që përrokin tema, persiatje, kujtime, realitete, imazhe, kujtime, besime, që herë lidhen me elemente mitologjike greko-romake, përmes elementeve biblike dhe ata shqiptare. Elementet përdalluese janë:
- ATDHEU (si metaforë qëndrese dhe indentiteti), ku autori e përshkruan atdheun, si vendi
që “përzuri bijtë e tij” si gjymtyrë të tepërta, jashtë atdheut, por që e keqja akoma sundon në emër të një demokracie të deformuar. Varfëria, braktisja, papunësia, emigracioni, korrupsioni, sundimi i të keqes kudo, ku njeriu ndihet i pasigurtë, ku drejtësia është e “kapur” padyshim që poeti rebelohet. Poezitë: “Ashatdheu im”,“A të pyeti atdheu”, “Një copë Shqipërie”, “Moj Shqypni”, “Lulja e ashtdheut”, që vijnë përmes vargjeve: jam ai more prej diellit!/Kaq shpejt t’u fshiva nga memorja,/ si një lojë me tapa peshku ku dallgëzon me mua/nata e mohimit me kafshimin e hanës?!/Prapë të kujtoj!/Bëj detyrën e perëndisë/e kapem për ty si fëmija pas këmishës së natës, poezia “A të pyeti atdheu”, rebelimi poetik, nuk ka “mëshirë”. Ai është i drejpërdrejtë, ku absurdi dhe “shakaja e fshirjes” nga kujtesa e atdheut e nervozon. Ndërthurja e surreales dhe reales, së atdheut si metaforë:
- metafora e ripërtëritjes përmes kujtesës,
- simbolika e kujtesës identaro-atdhetare,
- metafora e melankolisë dhe dhembjes, që dalin përmes shumë vargjeve herë përjashtuese
herë pranuese. Dheu dhe atdheu/emri dhe fisi/Lezha dhe Mirdita/ Shqipëria dhe Amerika/ ikjeardhjet dhe takimet, stinët dhe mosha, pagëzimi dhe kisha, kryqi dhe besimi, Krishti dhe Vatikani, fshati dhe qyteti, deti dhe mali etj., dikotomi të tilla, përrokin gjithë lirikën e përralltë dhe të pambërritshme të mallit/mungesës së gjatë si emigrant endacak nëpër botë.
- IDENTITETI DHE VETËDIJA, (kërkimi i vetëvetes dhe vetëdija lirike ), që
sendërtohen përmeskryefjalëve: [kryqi /atdheu/ besimi], janë kryemetaforat që përrokin gjithë librin dhe kanë ndërtuar poezinë, me varg dhe metrikë të çrregullt. Vargjet: murg të kisha lindur/ betuar në duart e gjakut e kryqit në goxhda,/rritur në çerdhen e muzave të lumit tim,/ survejuar nga furriku me gjarpërinj,/udhës së helmit pa shpëtim, nga poezia:”Trumcak i trembur“, përmes ndiesive të jetës, vetëvetja është:
- gjallnim i bukurisë së shpirtit,
- perjetime dhimbjesh dhe mbresash,
- filozofia e pjekurisë,
- përmendore e indentitetit,
- vetëmohimi në rrugëtimin poetiko-lirik,
- përkushtim dhe triumf i qenies dhe lutjeve të sinqerta, për/mbi ardhmërinë e atdheut pse
jo dhe rizgjimi i kujtimeve fëminore dhe rinore në tokën ku mësoi se ç’është atdheu. Poezitë: “San Marino” , “Lagjja ime plakë/”, “Kur kalova oqeanin, “Në molung gëlltitej ankthi im”, “Lugina e kuajve të bardhë“, “Djepi i thyer”, “Përroi i fshatit tim”, “Emigranti” , “Koha me grusht në tamth”, “Unë e hija ime”, “Tue mendue kthimin”, “Kur erdha në amerikë”, “Kur u ktheva në Shëngjin”, “Trumcak i trembur”, gjallmon përmasa e Qenies dhe vetëvetja rritet në kohë dhe hapsirë. Uni individualist lidhet dhe me simbolikën poetike si shenjë verbale. Poezia përvijon një lidhje mes përvojës dhe momentit, që mund të shkrihet pa vështirësi në konceptin e mjedisit, dhe në një kontekst krejt tjetër si: a) narracioni, b) domethënia c) procesi i krijimit imagjinativ. Duke mbartur thelbin e Qenies dhe Esencës, njeriu si poet është njeri së pari, pastaj vetëm poeti përcakton shkallën e tij të njohjes mes poetikës dhe njerëzores. Sendërtimi i elementeve të identitetit:
- përmes veshjes me “mblulesën”e identitetit,
- trashëgimisë kulturore/identare/dhe sfidave në emigracion,
- përvojave/kujtesave/ciklimeve/rickimeve përmes iamzheve të atdheut
- lirisë dhe klithmës individualiste,
- perceptimit poetik të vendlindjes në raport me “veten” dhe “tjetrin”,
- reales dhe surreales dhe kundrimit meditativo-lirik,
- imazheve dhe përjetimeve në kohën e shkuar,
- elementeve përsiatëse dhe simbolikave të dhembjes për/mbi atdheun.
- BESIMI, LUTJA DHE RILINDJA, (simbolika e besimit dhe forca filozofike e jetës ),
përmes vargjeve: hija e gjymtyrëve më ndjek /si një kone besnike, sepse poezia është ngjizur me elemente biblike, ku besimi prej të krishteri endet dhe shpalohet në çdo poezi. Ashtu siç dhe “mëkati nga rrëfimi i gjymtyrëve” tona, për gabimet dhe mëkatet mishtore, kur poeti shkruan: ai grusht dheu/shtrydh prej gurit të shenjtë/…/na i fal o Zot t pafalshmet/mëkatet e mëkateve tona, nga poezia “Ai grusht dheu”. Vetë fjala dheu në formë sintagmash emrore: [ashtDheu/atDheu/mëmDheu], pra dheu i të parëve. Shumë poezi, kanë dhe imazhe apo dhe përshkrime nga natyra e vendlindjes si: “Në sytë e kalit”, “Imazh”, “Lugina e kuajve të bardhë”, “Përroi i fshatit tim”, “Pemët” , “Si e humbëm diellin”etj. Vargjet: qerpiku brenda syrit,/…ndiej dhimbje, tue ma vra dritën,/kur pemët flokëgjata e të gjelbërta,/lirinë natyrore ua rrethojnë me tela!, në poezinë: “Pemët” . Interpretimi i letërsisë nëpërmjet simboleve apo gjuhës simbolike, përmes konteksteve sociale dhe kulturore, sidomos në poezi, kur ajo ka fuqinë dhe aftësinë për të marrë momente nga koha jonë, por poezia si nocion letrar, të kuptimëson jetën, si një qëndrim reflektimi ndaj saj, për përmasën edhe kuptimin filozofik të jetës. Interesi dhe përvoja e lexuesve, veçanërisht me poezinë, lidhet edhe me ndërveprimin mes ndjenjave dhe simboleve të fjalëve, sidomos kur hulumtimi fokusohet në veprën letrare, me synimin për të trasmentuar mesazhin që përcjell autori përmes veprës letrare.
- GJUHA POETIKE: ligjërimi poetik, përmes magjisë së fjalës së lirë, e bën poetin sa
“rebel” aq dhe “heretik”, duke ngjallur amanetin e të parëve dhe varret e tyre, dhe si mesazh për politikën në të dy anët e Drinit, kundër fenomeneve negative sidomos keqqeverisja, përmes kundërshtisë dhe mospranimit në një atdhe ku e “bukura shëmtohet” dhe “shëmtia quhet art” dhe “pervesiteti dhunti”. Poeti, e ka veshur fjalën artistike, me metafora dhe stilistikë letrare, me përplot trope metaforike, retiçensat, krahasimet, simbolet etj.
Fjalët kyçe: fat/pikëllim/kryq/kishë/besim/dheu/gjak/tamël/uratë/brinjë/lumë/zog/mëkate/ peshkatar/breg/yje/valë/lumenj/kullë/hi/nanë/udhë/pagëzim/shenjë/shekuj/shkëmb/ardhe/lule/përkrye/ balta/ gjarpër/ deti/guackat/ /kali/ /degë/moti /kullat/ shpirti/ vuajtje /dimër /trung/ terr/ngrirë/zotat /katedrale/shelgjet/statujat/plisa/hije/dritë/hanë/pemë/diell/horizont/stinë.
Fjalëformimi: rilind/pafalshmet/qoftëlarhut/kotlindjeve/pambërrirur/ gjakpirësit/ stërpikur/katakombeve/ njëmijë/pashtruar/përdhunuar/keqjane/ barkthata ashatdheu/ pabojshme/ dorështrirë /mosbesimit /pakrikura /përlind /spërkatur /papërlyemja /shthurjes/ nëpërkëmbur shpërpushet/pakrye/fushëbetejë/përpëlitje/ ashtdheun /shtatlarta /nëndheshëm/ shpirtidhët/ përdore/përqafonte/palumtur/ papërlyeme/majëkrahut/ padirun/pakrye/ parmnendë/ ripërtyp/ përtypjen/lisabardhët/pushkëgjatat/përlindjeve/ zemërhapur/ thashëthetheme/ qoftëlargut/ buzëtharë/sygjaku/përbujnë/ motmotit/gurabardhët/shkëmbinjtë/ përflak /kajherë pashkrehur/ shpatëgjaku/papërsëritshmja/ mendjemadhi /flokëgjat /hijerëndë/ krishtlindjeve kryezota/ qimekuq /leckëdhjerë /paprishur /malzakonin /përmendun /pavdekësi/ pagjetuna/ tregishtor/spathokë/gojëhatë/porslindur/plotfuqishëm/prehistori/nënshtrimit/nënçmimit/kundërshtimit/gjubnerë/pulëbardhë/flakëkuq/përkundur/pakthyer/mbishkrime/nëndheut/shpirtligë/dhëmbëdalë/shpirtbardhë/buzëplasur/duarpreme/këmbadoras/shtatëqind/puthadorë/pështynte/plotfuqishmi/mendjemadhësitë/luledielli/gjithkujt/dritëhedhur/liridona/njëshifror/kryezotit/përbujtën/mendjembrapshtë/hakmarrjes/dymbëdhjetë/pikëpyetje/tatëmadhi/barkthatë/vetveten/arkmortje/katakombeve/kokëngjeshjen/krenatyrë/hijerëndë/paudhët/përthyerje/zjarrgjaku/krahplagosur/pambyllura/kriptokomunistët/copëtokës/mbivlerën/sygremisur/përkthyera/shtegballit/varrmihësit.
Vargjet me ngarkesë metaforike: shtëllungat e reve mbidhen e u bahen kripë në vetull!/lexoja letrat e dashurisë, që m’i shkruani lumenjtë!/stërkale dasmash prillojnë në kuvertë/peshkatarët…, kandil hane mbajmë në dorë/ mrizi i shpirtit çilte digën e qepallave/si kmesë bari ku fle gjarpëri/nuk i njomi gjijtë e dashurisë/kroi më freskn të.qeshurën e motit/natën krehen në han natën krehen në hanë/me kostumin e syve të mi të blertë/përcëlluar nga zjarret e pritjes/ me pejza të artë ylberi në gjerdan syrit/mçirë nga sythi i vrarë në lëng të trungut/në kraharorin e këmishës së bardhë të valës/ frymëmarrja e pemëve/mali ishte përkulur si një fajtor i penduar/ lirinë natyrore ua rrethojnë me tela/pemët në zemrën e hanës flenë/për krye gurit e lidha faculetën e bardhë/lutem pas një reje/si zogjtë arkivolet i marrin nën sqetull/veç për shpirtin që i jeshilon natyra/zhubroset hija ime plagë/ende fleshonte hije me dritë/me një larë dielli i mbedhin psherëtimat/me vrapin e kalërimit të reve/andrra më rend drejt çerdheve të zogjve/pemët në zemrën e hanës flenë/një velë e kripur në direkun e ikjes.
Retiçensa …pa i parë!/”…kush na grabiti dheun/ përtej kujtimeve…./ di nana ime/…papërlyeme!/ rrufe qëlluar…!/…sytë i përfka!/ …pa e ditë se kah!/…deri në vorr!, etj.
Krahasime: dhimbja ime djeg sa dielli i gushtit,/sa gurrat e cemta të thara për lëng vreshte, /sa fara e pjekur nën gurë të mullinit që nuk bluen,/sa mëzat e lazdruara nën kamxhik të shalimit,
sa puthja e pupurt e një andrre agu, /sa guacka që s’gopet me frymë deti, /sa kafka e qiellit kur nata ia zë dritën.
Sëfundmi: poezia e Përgegës është në udhëtimin e mëparshëm të vargimit poetik. Stili i tij është lehtësisht i dallueshëm, pasi lirika e tij nuk i qaset atdheut si areolë drite, por si një himn kundër padrejtësive, duke i dhënë zë identitetit dhe kujtesës tonë kolektive, përmes individualitetit unit poetik, si perceptim i problemeve dhe realitetit socio-shoqëror të post/demokracisë shqiptare.