E dashur Dejn-Arta Tagani

Arta Tagani

          (Nga faqet e një ditari)


Gjithçka dukej që kish një rikthim

,por rikthimet dhembin më shumë se qëndresa
Rikthimet thonë ikje,nuk jam më!
Mbyllet një portë,të ndërgjegjshëm o jo ,mbyllet!
Ikjet mbeten në kujtesë
më mirë dhimbja që lë ikja,sesa ajo qëndresë zvarritëse

Janë momentet e fundit përpara ikjes, që muk ikin
Ato momente përpara hapjes dhe mbylljes së portës
Kush nuk e ka dëgjuar
atë zhurmë grricëse qe lë një portë e pa grasuar?
Të gërricë veshin,të gërryen
Provo ta bësh muzikë Dejn, provo!
Lër shpirtin të nanurisë.
Dalngadalë fillon të bëhet e ëmbël,pothuajse ëngjëllore
Nuk do kujtosh më atë hapmbyllje porte,

në mëndje të mbetet ajo ç’ka ish përpara,

ç’ka bëri të mundur qëndresën dhe …
melodi ,poezi!

31 .12.2022