
Unë linda femër
Unë linda femër në këtë botë të trazuar
Udhëve të jetës u kalita e u forcova
Kur dhimbja më përplasi me thundrë trishtimi
U ngrita… shpresën përqafova.
Provova dhimbjet që zemrën ma plagosën
E humbjet që pata shpirtin më rënduan
Lotët që zemra dot nuk i mbajti
si ujëvara kurrë s’shteruan.
Të rritesha u mësova nga dhimbja e madhe
Rrëmbeva çastet që jeta më fali
Dhe kur jeta m’buzëqeshi me pahir
Si “djelli i vakët” në ditë Janari.
Eca,u rrëzova, sërish u ngrita
E mbi supe mbajta të bukurin emër
Ditëve të mia u “grisa”trishtimin
Ej jam krenare që linda femër
Po jam femër… lule pranvere
Asnjëherë s’u tremba… “ngricave” të jetës
Jeta më mësoi të di si ti bëj ball
Malet të tund,në krahë të së drejtës.