“Mrekullia e një nate”-Zoica Gjolla Popi 

Zoica Gjolla Popi 

Po ju postoj një pjesë nga tregimi me të njëjtën titull” Mrekullia e një nate”

Atë natë Aleksi ishte dehur, sa mezi e mbanin këmbët! Elda që tashmë e kuptonte që nga kërcitja e çelësit , nxitoi të hapte derën.Ç’të shihte? Ai ishte bërë baltë i tërë e kish një të

gërvishur të gjakosur në ballë.E trembur, i hodhi dorën në supin e saj e e afroi pranë dushit.Me zërin lutës e bindi të lahej. E mori me kujdes përsëri e ngadalë e afroi pranë krevatit! Pasi i rregulloi me kujdes jastekët e ndihmoi të shtrihej në krevat. E kishte marrë pak veten e bërtiste me atë zërin si ulërimë e vërdallosur brenda gojës së tij:

– Elda… Elda… më sill një gotë ujë… uji…n… shpejt se me thahet goja!

E piu me etje e pasi e mbaroi me një frymë e përplasi në pllakat e dyshemesë. Ciflat e qelqit të thërmuara, disa ishin të ngritura nga maja shumë të holla, u shpërndanë gjithandej. Elda e tmerruar hapi komodinën, nxori një shishe të

vogël jodi, e me pambukun po ia pastronte lehtë rretheqark plagën.

Aleksi e zuri fort për krahu kur ajo mbaroi e s’e lëshonte.Elda u përpoq me sa forcë që kishte për t’u shkëputur…..

– Mos të lutem mos… lëshoma krahun se më vrave… mooos!

U ndje e dobët para lëshimit të trupit të rënduar të tij mbi të.U perpoq edhe një herë por e pamundur. Donte të largohej me forcat që i kishin mbetur.Le t’i shkelte ato cifla qelqi me majë të holla në formë gjilpërash me këmbë, le të gjakosej… por jo në përdhunimin në atë farë

feje të asaj pjese të trupit të saj që ia kish falur vetëm atij! Çdo femër e kishte instiktin e vetëmbrojtjes për ta ruajtur, që një ditë të dëshironte të bëhej nënë.Kur dëgjoi gulçimet të përzier me një gerhitje të çjerrë ajo u ngrit ngadalë….

u mbajt me kujdes pas krevatit duke drejtuar trupin me zor. Kur hyri në dush,pa pjesët e nxira anash kofshëve. I erdhi pështirë,që ishte trajtuar aq keq.Në krahë kishin mbetur shenjat ngjyrë vishnje të gishtërinjve të tij.

Elda filloi

të qante bashkë me shkumbëbardhën që i rrëshqiste,nga flokët, faqeve, trupit të hijshëm të hollë, e deri në fund të gishtërinjve . I ndjeu t’i ngroheshin pas një etheje të menjëhershme.

Dënesat po rralloheshin, por gishtërinjtë i

mbërtheheshin bashkë me shtërngimin e dhëmbëve në formën e një grushti. Urtësia e durimi i saj, fshehja para shumë gjërave që mos t’i dinte askush, po i ktheheshin në një grifshë. Po po në grifshë do të kthehej e do t’i binte me grusht fatit të saj! Mallkuar dita që kish vendosur të jetonte me të.U ngrit mbi dhimbjet e trupit, por në shpirt ishte akoma më e lënduar………