Serbia intensifikon terrorin dhe dhunën mbi shqiptarët-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Shqiptarët duke pasur identitetin e tyre luftonin që të mos privohen nga e drejta legjitime e tyre për të jetuar me dinjitet. Serbia mbi shqiptarët, pas suprimimit të autonomisë, rriste dhunën dhe terrorin mbi popullin shqiptar në trojet e tyre shekullore. Për ata serbë që bënin vrasjen e shqiptarëve, shpërbleheshin nga regjimi serb, sepse shqiptarët ishin shpallur armiqtë e shtetit serb.

Shkruan: Sami ARIFI

Shteti shovenist serb mbylli të gjitha entet profesionale, shkollore, edukativo-arsimore si: Enti i Arsimit dhe Edukimit, Enti i Botimit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Akademin e Shkentace dhe Arteve të Kosovës, Institutin e Historisë së Kosovës, Aktivin e Kosovës, Muzeun e Kosovës, Bibliotekën Popullore dhe Universitare, Teatrin Popullor Krahinor duke i pushtuar kështu dhe duke i vendosur udhëheqës serbë e malazezë.

Regjimi shovenist serb ndaloj çdo gjë shqiptare, ai bëri përpjekje në asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve si qenje biologjike. Shteti shovenist serb duke marrë si shkas të mospranimit të plan-programeve të tyre, nga ana e shqiptarëve, byllën shkollat dhe fakultetet për nxënësit dhe studentët shqiptarë, duke mos e pranuar madje as arsimin e mesëm dhe atë universitar në gjuhën shqipe, kështu, duke i uzurpuar edhe objektet shkollore të shqiptarëve deri në vitin 1999, pra, deri në kohën kur Kosova u çlirua nga UÇK-ja dhe nga forcat e NATO-së.

Me të madhe fushata kundër shqiptarëve u intensifikuar pas 02 korrikut të vitit 1990 kur u shpall Deklarata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nga deputetët shqiptarë. Serbët bënë ndërrimin e emrave të shkollave, institucioneve, rrugëve, shesheve dhe lokaliteteve me emëra nga historia duke i lënë emrat e mbretërve dhe princërve serbë, me të cilët emra provokonin dhe fyenin popullatën shqiptare me krimet që kishin bërë ndaj tyre. Para Fakultetit Filozofik vendosën shtatorën e Vuk Karagjiqit, para Bibliotekës Universitare ngritën shtatorën e Petar Petroviq Njegoshit, ndërsa para Rektoratit Universitetit të Prishtinës ngritën shtatorën e Obranoviqit, duke i hequr të gjita ato me emra të shqiptarëve, jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha qytetet e Kosovës.

Serbia i armatoste serbët para syve të shqiptarëve, duke iu ndarë përmes milivcisë serbe armë në çdo shtëpi serbe që nga viti 1991, pushkë, automatikë, mitrozë e armë të kalibrave tjerë.

Shqiptarëve iu kishte bërë thirrje lideri i tyre, dr. Ibrahim Rugova, që t‘iu mos i përgjigjen ftesës për regrutim dhe shërbim për në Armatën Jugosllave (AJ), gjithashtu të braktisin Armatën oficerët shqiptarë dhe mos të luftojnë kundër popujve tjerë të Jugosllavisë.

Meqë pushteti shovenist i kishte uzurpuar shkollat dhe universitetet, ato funksiononin me vështirësi të mdha nëpër shtëpitë private të shqiptarëve, deri në vitin 1999, kur edhe u çlirua Kosova.

Serbia jo vetëm që veproi përmes aparatit të milicisë e ushtrisë, por ajo solli edhe kriminel të burgjeve duke i veshur ata me uniforma dhe duke i pajisur me arm moderne për t’i „qetësuar“ shqiptarët… Në milicinë serbe ishin inkadruar me të madhe serbë vendës të Kosovës, të cilët bënë seleksionimin e shqiptarëve se kë duhet vrarë e rrahur. Vetëm gjatë vitit 1990 u vranë nga milicia serbe 46 shqiptarë dhe u plagosën 248 me armë zjarri, ndërsa nga torturar e milicisë serbe ndërruan jetë, Bashkim Emëra nga Gjakova në moshën 54 vjeçare, ndërsa Ali Sahit Haxhiu 46 vjeçar nga fshati Sazli i Ferizajt, ndërroi jetë në burg nga torturat, më 25 nëntor të vitit 1991. Afrim Prebeza 11 vjeçar, nga fshati Belaqec e kishin mytë serbët pa asnjë shkak. Avokati nga Peja, Mikel Marku 62 vjeçar, torturohet shnjerëzisht nga milicia dhe ndërron jetë më 31.11.1991. Deri në fillimin e luftës në Kosovë me dhjetëra e qindëra shqipëtarë ishin ekzekutuar, nga milicia serbe, të inkorporuar edhe nga shumë serbë të qyteteve të ndryshme të Kosovës…