Christoph Janacs– përkthyer nga Irma Kurti


Christoph Janacs– përkthyer nga Irma Kurti


Sirenat 2

Kënga e sirenave,

më zgjon nga një ëndërr

të shtunën pasdite.

Ulërima e avionëve që fluturojnë ulët,

ndërsa një nënë vrapon

teksa shtyn karrocën e foshnjës

përpara, duke bërtitur,

nga zhurma e përplasjeve,

ndërsa mban duart

duke mbrojtur nipin e saj,

sikur të mundte

ta mbante vdekjen larg,

dhe dekada

më vonë ajo flet ende për këtë,

a thua sikur gjithçka

ka ndodhur dje:

një skenë absurde

që nuk mbaron asnjëherë.

CHRISTOPH JANACS, Austria, 1955

Marrë nga “Kartolina nga deti,” Edition Tandem, Salzburg 2021

Vizatim nga Christoph Janacs

Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthimi në gjuhën shqipe nga Irma Kurti.