
Dritë në kupën e qiellit
Jemi në kërkim për diçka që s’dimë,
që frymën na ngroh e zemrën na zgjon,
një ndjesi e thellë që brenda e ndjejmë,
që jetës kuptim e dritë i dhuron…
Një ditë papritur ajo shfaqet pranë,
me një buzëqeshje porsi reze dielli,
ndalesh dhe sheh, e ndjen se je gjallë,
si lulja që çel në një ag mëngjesi..
Por ajo largohet, si mjegull në erë,
e ndjek me sy, por s’e kap dot,
i thërret me shpirt, me zë të ndërprerë,
por zëri humbet e nuk kthehet më…
Sa më shumë vrapon, aq më shumë të ikën,
shfaqet si një pikë në fund të tunelit,
një yll që ndrin në natë të trishtë,
një ndjenjë e ngrohtë në kupën e qiellit..
Edhe nëse s’bie, qëndron atje lart,
ta falënderosh që rri përmbi re,
se shkëlqimi i tij, si një flakë e artë,
të jep forcë e shpresë të vazhdosh ..të jesh…
JUDI
