Ishte një brez krenarie- Hajri Lamaj

ISHTE NJË BREZ KRENARIE.

====/====

Shoh k’to male dhe k’to kreshta

Në çdo fshat të krahinës sime

Ngjyra të bukura u ka dhënë vjeshta

Ndaj dhe shkruan kjo pena ime.

Mbas çdo kodre dhe çdo bregu

Shoh një fshat dhe atje shkoj

Ndalem pak në një nga çezmat

Vijnë kujtimet më ngacmojnë.

Tek kjo rrugë në k’të qaf mali

Ç’domëngjes mblidheshim grup

Do priste kush vinte i pari

Shokët vinin rrugë pa rrugë.

Vajtje ardhje në këmbë i bënim

Herë me bukë dhe herë pa buk

Por, në shkollë çdo dit do vinim

Veç në rastë se ishim sëmur.

Nëpër trasta buk nuk kishim

Libra dhe fletore mbanim

Dhe një shishe me boj shkrimi

Se për pen kishim kallamin.

Kur, niseshim për në shkollë

Porosi prindërit na jepnin

” Mëndjen mbani tek mësimet

Se do t’u duhen për jetën ! “

Ata djem dhe ato vajza

Për arsim bënë sakrificë

Nderuan prindërit që i rritën

Ku, punuan rrezatuan dritë.

Ky brez bëri sakrificën

E zëvëndësoj urinë me dije

Mposhtën çdo lloj vështirësie

Ish dhe mbetë brez krenarie.

=====//=====

Autori — Hajri Lamaj.