Dr.Selman Mëziu

Meditim
Dallgët shkërmoqen egërsisht në shkëmbinj, aty në shtratin e brigjet e lumenjve dhe deteve. Stërkalat inatçore lagin me ujin edhe të kripur mjedisin ranor dhe tokën e etur. Plisat e tokës rrokullisen poshtë në rrëpira e boka nga forca e shirave dhe rënies së lirë. Këto tashmë quhen thermia toke të tretura në ujin e kllirtë. Ato degdisen pa udhësive, në hapsirën e shtretërve të tyre. Atyre nuk u njihet ma prejardhja, atdheu i tyre i parë. Fatkeqësisht nuk u njihet as copa e tokës, plisi, grushti i dheut, ku lindën.
Unë mendoi i ‘’shkërmoqur,, nga pa udhësitë e popullit tim. Po, pikërisht, këtu, nën kurorën e një lisi gjigand. Këtu trupërisht sikur gjeta qetësinë. Mendërisht, mjerisht jo, aspak. Ndërgjegja ime profesionale me atë qytetare janë në dy luftim gladiatorësh. Hedh vështrimin përqark për të kërkuar zgjidhje. Dua me gjithë shpirte t’i paqësoj, t’i qetësoi, t’i pajtoj. Jo, mos u shqetësoni, nuk kemi pajtim gjaqesh, jo bre jo. Edhe pse e doja shumë Anton Qetën për misionin e tij të madh. Biles e adhuroja dhe adhuroi pa fundësisht punën e tij pajtuese. Mirëpo unë kërkoi pajtim idesh, mendimesh, udhë zgidhjesh. Për të hedhur farën në të njëjtën hulli zhvillimi, qytetërimi, vëllazërimi, bashkimi.
Unë dhe lisi duam të njohim vetëveten, me degët, gjethet tanima të zverdhura. Sigurisht edhe rranjët, edhe përse, me ngadal po humbin funksionin fiziologjik. Fatmirësisht përkohesisht. Pastaj. Një botë e re, një fytyrë e re, me andërra dhe serish unë dhe trup madhi lis do të gëzoheshim, ripërtriheshim. Realiteti i rishfaqur do të jetë, ngjizja e limfës së trupit me tokën që ushqehen dhe diellin që ndritë e ngroh. Shoqëria dhe natyra krijesa mbi tokën shqiptare, diku të gërvishtura, diku të gjelbërta, diku të langshme, diku të shkrumbëzuara. Vështroi në kupën e qiellit udhëtimin e diellit. Degët e shëndetshme ‘’përpiqen,, të ma pengojn, mirëpo rrezet e tija çajn, që të më ngrohin e ledhatojn. Pak sa lumturi ndjej këtu larg tokës time ku linda.
Jam unë, po, këtu, mirëpo jo në dushkajat e lisat e mi. Fatkeqesisht ato më kanë mbetur pak. Aty në mes rrëkeve të lotëve e vajtimoreve, vetmisë, harresës, dhunimit barbar. Një lumturi e akullt më ka pushtuar. Këtu në një kodrinë të Zyrihut të Zvicrës. Edhe unë e andërroja. Përpiqem të thithë pak ajër të pastër, qytetërimi, kulture, ndërgjegje. Dhe sa kaq…. Dua të qaj me lotë të kripuna për… Dua të uluras me fjalë prej gjuhës time shqipe. Dua që molekulat e shpirtit tim të flururojn sa mbi Jezercë, Çajup, Tomorr, Kaptenë të Martaneshit, Gramoz, Morave, Korab. Për të shprehur vetëm një deshire, vetëm e vetëm një. ‘’Te duam vendin tonë, çdo plisë, çdo fije bari, çdo pikë uji burimi, Drinin, Valbonën, Shkumbinin, Vjosën, Semanin, Drinon, por edhe Cemin, Radikën…,, E kjo deshirë, jo të jetë e shtirur, jo e ‘’vjedhur,, jo me shtysën e forcës tinzare të shtetarëve, apo të plumbit e hakmarrjes. Jo bre jo, por me forcën e dashurisë për njeriun, mikun, kolegun, vëllain, nanën, babain, gjyshin, traditën, delen, lopën, mushkën edhe pse xanxare, pyllin, arën, kopshtin…
Mirëpo jo. Fatkeqësisht jo. Kudo kakarisemi, krekosemi, duart nuk i përveshim për të mbjellur arën, për të shëndoshur ndërgjegjen. Mendjen nuk e drejtojm në projekte të reja, për mua, për kohën që të sjell lumturi në jetë, për brezat, për fëmijët. Ah sa e dhimbshëme! Koha hamletiane punon ethshëm edhe aty lart, në majen e piramidës udhëheqëse. Gjithëçka e ka gërryer ndryshku i kohës. I ‘’prodhuar,, nga kultura, sjellja, edukata jonë e mangut. E përsëri nuk mund të ndalem: Gjithëçka e ka varrosur hakmarrja mizore. E ka dhunuar hipokrizia dhe lumturia e një pakice pa dinjitet e moral. Të tjerët veç ikin, ikin, syrgjinosen. Tragjedia, komendia vazhdon.
E prandaj unë me duart e kryqezuara mendoi. Si është e mundur që përroi i Gjadrit të mbyt fushën e Zadrimes e deri në Bushat, apo të ketë shembje e rrëshqitje në ish mbretërinë e pyjeve përkundruall Fushë -Arrësit?? Liqenet e ish lumit Drini po thahen për një pikë uji. Ndërsa në Berlin plasë ‘’shakaja,, e kripur e rradhës pa bereqet: ‘’Djella inteligjente na qenka me barrë e do të lindërka 83 fëmijë.,, Une si nën hijen e lisit te Dodones shtrij duart lutëse: ‘’O perëndia pellazge, DIELLI, ndriçoje udhën tonë të vërtetë! Lëshona rrezet e tua dritë dhanëse drejt shqiptarizmës!,,
Mirëpo…. Jo… Hiç… Azgja… Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të vështroi degët e këtij lisi shekullor., të shtrira, të zverdhura e rrënjët të ngulura thellë duke përqafuar çdo therrime dheu. Kërkoi me sy e përfytyrim rrënjet e tua kombi im i zhgënjyer, atje në botën pellazgo – ilire të pallateve të Mikenës e metarlurgjive të hekurit të shtrime deri në Hallstat, për t’u kthyer për së mbari. Ëndërroi, shpresoi, deshiroi me prush zjarmie për kombin shqiptarë të zhvillohemi si Zvicëra, sëpaku dje. Mirëpo, jo, jo s’mundemi, na ka mbytur luga jonë.
Zyrih më, 24.10.2025 Dibrani Selman Mëziu