Klara Shehu
Shpresë
Kur më shikon, më duket..,
se bota merr frymë për mua.
Kur nuk më shikon, çdo gjë zhduket.
Por unë ndjej se të dua!
Kur buzëqesh pa dashje,
të dua me gjithë shpirtin tim.
Fytyra më shkëlqen në paqe,
nga ty pres një përqafim.