Mos u trishto- Elda Jorganxhi

Erdha nga dritarja që kishe harruar hapur.

Vetullat  të vrenjtura si re para stuhisë.

Gota e verës në tokë rrëzuar e zbazur.

Buzet ke shtrënguar prej çmendurisë.

Akoma më kërkon.

Gjoksi të gulçon.

Mos u trishto.

Të gota tjetër e verës jam.

Me librat mbështetur në gjunjët e lodhur.

Historitë tona akoma pëshpërit.

Dhe cigarja në dorë, e brengosur.

Emrin me lutje te mekura ma përsërit.

Mos u trishto.

Të zëri i natës sot jam.

Në hapat e lodhur që zvarrit në korridor.

Në kuvertën që shtrëngon në kraharor.

Kur qiririn do ndezësh dhe flaka të reflektohet në mur,

Është shpirti im që të therët.

Me sytë e përgjumur nga nata

Jam drita që s’të lë vetë.

Dhe kur hëna dhe sot të qajë në qiell,

Do qash dhe ti me lotë yjesh.

Mos u trishto.

Të nesërmen do të bëhemi diell.

Me krahë drite do të mbështjell,

dhe zemrën tënde të arratisur prapë do ta sjell.                        

                                          31 tetor 2025