Ah more tetor!
U përshëndete me lamtumirë
Pse nuk u bashkove me të kuqin nëntorë
Hidhje ata kufij që të ndajnë me pahirë.
Sot Nëntori hodhi hapin e parë
Është i përkëdheluri i stinëve
E zgjodhi Skënderbeu,me dritë e bëri ugarë
Mbolli lirinë,ku thyeu kokën rezilëve.
Kështu ecën nëntoret me radhë
nëpër faqet e historisë,ditarët frymojnë nëpër vite
Shqipërinë nëpër botë,e nxori faqebardhë
E mbuloi me të bukurin flamur që ndrinte!
E dëgjoj nëntorin ,nën hapa luan e gjithë toka
Dhe qielli vishet i gjithë kuq e zi
Me flamurin tonë ,zili ka gjithë bota
Është flamur që ndër vite është shkruar me lavdi.
Ky është nëntori që mban gjallë historinë
kurorëzimi i fitoreve,këtu është skalitur
këtu kuvenduan të parët,babai sot mësoi fëminë
trimëria ,lavdinë me flamurë e ka ngritur!
