Buzëqeshja…Eralda Cuko

Eralda Cuko

Buzëqeshja çel jetën sikur dielli në mëngjes,

shkrin errësirën dhe stuhinë e lehtë.

Ajo është fllad që prek petalet me ves,

ngroh shpirtin,largon dhimbjen qe vret…

Ajo është hënë që ndriçon natën e pafund,

qetëson zemrën që dridhet nga frika.

Si lumë që rrjedh zemrën fort përkund,

shpërndan butësinë ku fshehur rri dhimbja.

Kur mbërrin errësira dhe heshtja rëndon,

buzëqeshja shndrit si dritë nëpër hije.

Si zog që këndon mëngjeseve zgjon,

se sjellë shpresë dhe qetësi magjike.

Mos e mbaj buzëqeshjen veç për veten tënde,

lëre të fluturojë mbi fushat e hapura!

Sepse ajo që falet me zemër e mendje,

kthehet dyfish, sikur valët e kaltra!..

Buzëqeshja është emblemë që mbart një sekret ,

është magji e vërtetë që shpërndan veç dritë .

Kush e mban në shpirt e gëzon këtë jetë,

sepse një buzëqeshje vlen mbi gjithë pasuritë!..

Eralda Cuko