Doli në dritë libri, “Përpjekja”, i autorit dhe veprimtarit Ramiz Arifit- Shkruar nga Sami ARIFI

Doli në dritë libri, “Përpjekja”, i autorit dhe veprimtarit Ramiz Arifit

Veprimtari i madh i kauzës kombëtare, Ramiz Arifi, u lind në vitin 1955 në fshatin Breznicë të Bujanocit, ai krahas shkollimit u anëtarësua në grupin ilegal “Albanikos”, në vitin 1977, e cili grup ishte në gjirin e organizatës LNÇKVSHJ, të cilën e udhëhiqte atdhetari dhe ideologu i  madh Metush Krasniqi. Autori i librit, “Përpjekja”, i Ramiz Arifit, përshkruan veprimtarinë e gjeneratave të grupit të atdhetarëve shqiptarë gjatë periudhës së represionit serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve, pjesë e të cilave ishte edhe ai vetë, i dënuar me 11 vite burgë të rëndë, i torturuar dhe i persekutuar në burgjet serbo-sllave të Vranjës, Nishit, Gjilanit, Prishtinës e të tjera, e deri te çlirimi i Kosovës, i cili ishte edhe pjesëmarrës i luftës në UÇK, e cila luftë u ndihmuar nga Organizata Veriatlantike e NATO. Libri i autorit, Ramiz Arifit, është dëshmi e veçantë e biografisë dhe historiografisë së grupit të madh atdhetarëve shqiptarë në periudhat e represionit serbo-sllav. Libri i tij, “Përpjekja”, është burim i dorës së parë dhe pjesë e kujtesës kolektive në ecje të sigurtë gjatë përpjekjeve të shqiptarëve drejt lirisë dhe bashkimit kombëtar…

Autori i librit, “Përpjekja, Ramiz Arifi

Ramiz Arifi u lind në fshatin Breznicë-Bujanocë, më saktësisht më 9 shkurt 1955, ai shkollën pesë klasshe e kreu në vendlindje për të mbaruar tetë vjeçarën në fshatin Roganë.Ramizi shkollën e mesme e kreu në Gjilan, ndërsa shkollën e lartë ekonomike në Pejë.

Ramizi ishte anëtarësuar në grupin ilegal, “Albanikos”, në vitin 1977, i cili grup ishte pjesë e organizatës së quajtur “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ), të cilën e udhëhiqte dhe drejtonte ideologu dhe atdhetari Metush Krasniqi. Ramiz Arifi ishte edhe kryetar i Komitetit të Vendit për Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ai burgosetmë 27 maj të vitit 1981, lirohet me qëllime të UDB-së, për ta ngarkuar edhe më dhe arrestohet, më 25 mars të vitit 1983, të cilin gjykata e dënon me 11 vite burg të rëndë. Ramizi edhe pas vuajtjes së burgut vazhdoi aktivitetet e tij kombëtare në Këshillin e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që drejtohej nga veprimtari i denjë kombëtar Adem Demaçi. Ramizi caktohet kryetar i degës në Kamenicë- Dardanë. Atdhetari, Ramiz Arifi, nga 12 korriku i vitit 1993 ishte pjesëtar i Njësiteve të Armatosura të UÇK-së për Kamenicë- Dardanë, Bujanocë e Prishtinë, ai ishte edhe pjesë aktive ushtarake në Zonën Operative të Karadakut. Ramizi pas transformimit të UÇK-së në TMK, më 19 qershor të vitit 1999, ushtroi detyrën me përgjegjësi në TMK, ai ishte shef i Sektorit G-2, por më vonë kalon në Shërbimin Civil të Kosovës në MMPH, si zyrtar për Bashkëpunim me komunat në Kosovë.

Përkundër dhunës çnjerëzore, Ramizi ishte figurë e pathyer dhe e palëkundur në idealet për çlirimin e atdheut, ai me shokë ishte dhe mbeti i përkushtuar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Në kohë të represionit serbo-sllav, shqiptarët dita ditës lëviznin kombëtarisht me aksione të organizuara, ndër këto organizime ishte edhe bartja e plisave në korzo të Prishtinës, i cili aksion u bartë edhe në Pejë. Pjesa thelbësore e librit është dëshmi për organizimin e celulave ilegale mes tjerave edhe në Anamoravë së bashku me Besnikun dhe Emin Krasniqin, ku Ramiz Arifi kishte kontribuar në shkrimin e parullave, aksione simbolike, kunër rezhimit shtypës serbo-jugosllav, me përpjekje për përhapjen e frymës së rezistencës kombëtare shqiptare.

Gjatë aksionit të shetisë me plisa të bardhë në mbrëmjen e korzos në Pejë, më 01 prill të vitit 1981, milicia arrestoi 15 student, me t’u kthyer konvikt, në një dhomë të konviktit thotë Ramizi: “U tubuam 20 veta dhe vendosëm të organizojmë një demonstratë, i përgatitëm parullat dhe flamurin dhe vuam kontakte edhe me disa puntorë të fabrikave si Kombinati i Lëkurëkpucëve, Ramiz Sadiku, Fabrika e Birrës e të tjera.

Se me cilët persona u organizuam, citon autori i librit, “Përpjekja”, Ramiz Arifi “nuk mbaj të gjithë në mend, por kryesisht ishin të Anamoravës, ku, ndër ta mbaj mend Sabri Xhelilin, Shabi Sadikun, Xhelal Hoxhën, Sofie Ukën, Mexhid Azemin, Zylfi Bajramin, Abdullah Halimin, Hevzi Xhelilin e të tjerë”. Inspirimi i kësaj veprimtarie ishte ideologu i shquar që bëri kthesë të madhe në lëvizjen për liri, Metush Krasniqi.

Ramiz Arifi dha kontribut të pakontestuar për çlirimin e atdheut, jo vetëm në ilegalitet, por ai mori pjesë edhe në luftën çlirimtare në të gjitha trojet shqiptare, pra përpjekjet e tij ishin të pandara nga sakrifica e popullit shqiptar.

Libri i tij “Përpjekja” është burim i dorës së parë dhe pjesë e kujtesës kolektive në ecje të sigurtë gjatë përpjekjeve të shqiptarëve drejt lirisë dhe bashkimit kombëtar, prandaj munt të thuhet se libri i tij është më tepër se biogragi për popullin liridashës shqiptar.

Atdhetari, veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Ramiz Arifi pensionohet, më 09 shkurt të vitit 2015, ai jetonë në Prishtinë së bahku me familjen, gruan dhe tre fëmijtë e tij, i urojm shëndet, suksese, jetë të gjatë dhe gëzime të pafundme. 

Shkruar nga Sami ARIFI