Dhimbja –Pain-Ariel Bella

Shqip

Dhimbja nuk bërtet,

ajo rri heshtur.

Nuk shkund botën me ulërime;

ajo rri në qoshe të shpirtit,

si një hije që nuk ikën,

si një fjalë e pathënë

që digjet ngadalë.

Ajo rri e strukur me tentakula të shtirë,

nuk bën zhurmë, thjesht shpirtin ta nxin.

Ajo nuk do t’i dijë,

ashtu kruspull, e bën jetën të vështirë.

Dhimbja nuk është dragua,

vetëm një plagë e vogël

që lëshon të dridhura.

Kush jeton me dhimbjen e njeh mirë,

di që ajo është egërsirë.

English

Pain does not scream,

it stays silent.

It does not shake the world with roars;

it sits in the corner of the soul,

like a shadow that does not leave,

like an unspoken word

that slowly burns.

It curls up with feigned tentacles,

makes no noise, it simply poisons the soul.

It does not care,

stubbornly, it makes life hard.

Pain is not a dragon,

just a small wound

that sends shivers.

Whoever lives with pain knows it well,

knows that it is savagery.