
Ne te mire a ne te keq.Hena eshte ditar,qe ndricon prej ngazellimit e qendron e bardhe prej merzise.E perse e bardhe?Merzia supozohet te rri e zeze,ashtu si nata.Jo,merzia eshte lot,inat e keqardhje,eshte dhimbje e melankoli qe te merr me vete e te fundos poshte detit.Ama mos harro,eshte emocion i gjalle e i paster,ja pse hena qendron e bardhe.
Hena eshte shpirt qe tere hijeshi rri mua e me sheh,mua.Po cte kam bere o hene qe shpresen kudo te kthehem e kerkoj tek ti.Nje ushtar pa mburoje qe ecen i plagosur ne fushe beteje e nuk dorzohet.
Ja pra a te kujtohem,jam gjyqtarja qe fshehu doren e gjakosur,qe e morri me vete lumi i gurbetit e su kthye me.A me mban mend?Jam pulebardha qe nga inati qe sgjeti peshk priti ne krah te portit.
Po pra une jam.O hene,pasha zotin me eshte bere dora gur ne zemer,gur po ca guri.
Aman o hene ku te rri,ne rrug te gurbetit apo te gjej ngrohtesi ne diellin e mesdheut.
E di qe po e bera do mbyll sy e vesh per pak kohe po a ia vlen?