Flamuri që u shpall më 28 nëntor ,sipas dëshmisë së Kristo Floqit-Gezim Llojdia

Flamuri që u shpall më 28 nëntor ,sipas dëshmisë së Kristo Floqit

Gezim Llojdia

1.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë përbën një nga momentet më të ndritura të historisë kombëtare. Në atë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, simbol i bashkimit dhe i lirisë së shqiptarëve pas pesë shekujsh nën sundimin osman.Por me kalimin e viteve, ndër studiues e dëshmitarë të asaj kohe lindi një debat i gjatë.

Cili ishte në të vërtetë flamuri që u ngrit atë ditë dhe kush e përgatiti?

Viti besohet të ketw qenë rreth mes viteve 30.

…Një nga zërat më të rëndësishëm në këtë debat është ai i Kristo Floqit, i cili në letrën e tij dërguar gazetës “Drita” më 17 janar 1937, jep një dëshmi të çmuar mbi origjinën e flamurit të pavarësisë.

Megjithatë, në vitet që pasuan, debati historik vijoiNë këtë debat morën pjesë figura të njohura si Petro Poga, Kol Rodhe, dhe Kristo Floqi, të cilët ofruan versione të ndryshme për origjinën e flamurit.

2.

Qëndrimi i Kristo Floqit.Në letrën e tij dërguar gazetës Drita më 17 janar 1937, Kristo Floqi synon të sqarojë të vërtetën historike dhe të përgënjeshtrojë pretendimet e disa bashkëkohësve, veçanërisht të Kol Rodhës, i cili pohonte se flamuri i pavarësisë ishte ai që kishte ardhur nga Amerika, i qëndisur me mëndafsh e xhufka ari, dhuratë e shoqërisë “Besa-Besën”.

Sipas Floqit, kjo nuk është e vërtetë, pasi:

Flamuri i ngritur në Vlorë nuk ishte I ardhur nga Amerika, por një copë e thjeshtë e kuqe, mbi të cilën u damkos shqiponja dykrenore e zezë.

Flamuri u përgatit në shtëpinë e Marigo Pozios, një patriote që kishte sjellë copën e kuqe nga Korfuzit, me rrezik personal.

Modeli i shqiponjës u hartua nga Dom Mark Vasa, një prift dhe patriot nga Shkodra, që kishte mjeshtëri artistike.

Flamurin e ngriti vetë Ismail Qemali mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, në praninë e delegatëve të ardhur nga viset shqiptare.Ky flamur u ngrit në dritaren e shtëpisë së Xhemil Beut.Ky flamur ka qëndruar deri në fillimin e luftës së parë botërore në shtyllën e tij në selin e Qeverisë së Vlorës në Skelë.Atje ku sot është Muzeu kombëtar i Pavarësisë.Mendohet se ky flamur është djegur nga armiqtë e kombit tonë,ditën që shpërtheu lufta botërore.

3.

Argumentet.Kristo Floqi përmend një sërë dëshmitarësh okularë dhe dokumentesh personale për të mbështetur versionin e tij:

Ai citon Seid Qemalin, Qazim Kokoshin, Hamza Isain, Ymer Radhimën, Faik Kreshpanin, Ibrahim Shytin, të cilët ndodheshin në shtëpinë e Marigosë në ditën kur u përgatit flamuri.Përmend gjithashtu bijtë e Ismail Qemalit, Ethemin dhe Qazimin, që ishin të pranishëm në aktin e ngritjes.Ai tregon se ruante vetë damkën (stampën) me të cilën u bë shqiponja, kujtim i marrë nga Marigo Pozio, për t’ia dorëzuar muzeut kombëtar.

Përmend një letër të vëllait të tij, Thanas Floqi, e cila bashkë me Lef Nosin, Qemal Karaosmanin dhe Shefqet Dajën, dëshmonin për vërtetësinë e kësaj ngjarjeje.

4.

Roli i Marigo Pozios.Një element kyç në këtë dëshmi është roli i Marigo Pozios, e cila doli nga heshtja e historisë falë dëshmive si kjo e Floqit.Sipas tij:Marigoja jo vetëm qepi flamurin kryesor të Pavarësisë, por edhe 60 flamuj të tjerë brenda 2–3 ditësh, për t’u shpërndarë në zyrat e ndryshme dhe për të përfaqësuar shtetin e ri shqiptar.

Kjo e vendos Marigon në qendër të simbolikës kombëtare shqiptare, si hartuesja e flamurit të parë të shtetit shqiptar.

5.

Debati me Kol Rodhën dhe “Besa-Besën”.Floqi e akuzon Kol Rodhën për keqinterpretim historik, sepse Rodha pretendonte se flamuri i ngritur në Vlorë ishte ai i shoqërisë patriotike “Besa-Besën” që vepronte në SHBA.

Ky flamur, sipas përshkrimit të Floqit, ishte i madh, mëndafshi, me xhufka ari dhe shumë i kushtueshëm, ndërsa flamuri i pavarësisë ishte krejt i thjeshtë, i bërë me dashuri dhe thjeshtësi nga duart e Marigosë.Floqi thekson se “ai flamur ardhur nga SHBA ” ndodhej në shtëpinë e Marigosë dhe më vonë iu dorëzua Llambi Bimbilit si amanet, prandaj nuk mund të kishte qenë ai, që u ngrit në Vlorë më 1912.

6.

Vlera dokumentare.Letra e Kristo Floqit ka vlerë të madhe historike sepse:Përmban dëshmi të dorës së parë nga një person që jetoi dhe mori pjesë në ngjarjet e asaj kohe.

Dokumenton burime gojore dhe materiale (damka, dëshmitarë, letra familjare).

Ndihmon në sqarimin e një debati të rëndësishëm historiografik, duke e zhvendosur autorësinë e flamurit nga diaspora në Amerikë drejt popullit vlonjat dhe figurave të brendshme të lëvizjes kombëtare.

7.

Bazuar në dëshminë e Kristo Floqit në vitin 1937.Flamuri që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 ishte flamuri i punuar nga Marigo Pozio, me shqiponjën dykrenore të përgatitur nga Dom Mark Vasa. Një simbol i thjeshtë, por autentik i pavarësisë shqiptare.

Ky flamur nuk kishte ardhur nga Amerika, por u krijua në Vlorë, në prag të shpalljes së shtetit shqiptar.

8.

Letra e plotë e Kristo Floqit.

Kristo Floqi shkruan:

…Z. Poga me to drejte të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .

Pra sado që z. Rodhe insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është e vërtetë dhe do ta ish kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk deshi kur se me tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë . Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës po nuk e botoj.

Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë.

Me z.Poga jam dakord sa për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë.

Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z Poga .

Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet .

Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa.

Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim.

Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutanti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar.

Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas Floqit, që ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kma sa e sa argumenta të tjera që jam gati ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot.

Damkën e shkabës dy krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe jo fjalë zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin Dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera .

Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe tepër i kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga , krejt sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera Margio mbajti ën sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z Lambi Bimblit si amanet,që e di fort mirë. Si par ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti Rodhe?

E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z.Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera,po e vërteta duhet të dëshmohet prej të gjallvet , thotë Kristo Floqi në letrën që i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë”.

G.Llojdia @ te drejtat e autorit.