Matricê Hënore- Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

Ndodhem nē një matricë hënore

Ku kombinacione lutjesh,

Më dërgojnë në hutime të ëmbla

Rrëfimesh të befta

Po pres mes manifestimesh energjinë e dritës

Të më shpërbëjë çdo ind,

Drejt një udhe të bukur

Ku rilindjet festojnë mes puthjesh.