
E PORSA MPIKSUR
Nëse s’jam , mos u trishtoni , do t’kem “ ndërruar “ shtëpi
Te lëndin’e vargut shkoni , në krahinën Poezi -…
E mbushur me kryevepra, të lashta nga zanafilla,
Imja… grimc’ nga grimc’e grimcës, por kërcet si vetëtima…
Në ardhshi, kur të mos jem, mos mendoni ,se kam ikur,
A, e ndjeni , ç’këngëzoj ?!.. “ grimcëzë “ e porsa mpiksur!…
N . L . ( F )