Sakip Cami

Mallkim apo bekim ?
Fëmijët dhe paratë në Amerikë dhe Europë Vetë qëndruam në Atdhe duke pritë Shtëpia na u shëndrrua në një gropë Një gropë që nga malli na përpin Sytë na mbetën te dera dhe tek telefoni
Kur do t’i shohim fëmijët, kur ? Mendt na merren te ballkoni Fat, që nuk biem si një gur. Më mirë mall se sa hall Më tha një ditë një mik Më mirë as mall dhe as hall Po kush na pyeti, ik, ik dhe ik. Ik nga fshati, toka që na rriti .
Dhe shit banane në Tiranë Ik nga Atdheu në tokë të huaj Në të gjithë botën u shpërndanë.
Me sytë te televizori, ç’ndodh në botë Ç’ndodh me fëmijët tanë atje larg Një aksident ndodhi dje, një tjetër sot Vrap te telefoni, a janë gjallë ?! Gjithçka e arritëm me mund e djersë Më shumë nëpër botë se në Shqipëri Ne po ndërtojmë botën mbarë Përse nuk e bëjmë Shqipërinë ?
“Ky vend nuk bëhet “
Na ndjek prej kohësh ky mallkim.
Ky vend i bekuar s’shalohet si mushkë, Mallkim apo bekim ?!