Shiu i dashurisë- Nexhat Bexheti

Shiu ma kujton takimin me ty 
Kur çdo pike që binte,zemra më rrihte 
Në dritën e errët,e ndjeva magjinë 
Si fjalët e tua,që ndriçojnë çdo shpirt.

Çdo pëllëmbë u lag,si kujtime në ajër 
Sytë e tu flisnin,si një shkëndijë mbi verë 
Era sillte zërin,e buzëqeshjes tënde 
Në çdo pikë shiu,kujtimi rron përjetë.

Kështu më sjell ty,çdo herë kur bie shi
Një takim të gjatë,që në shpirt shpresohet 
Të kujtoj me ndjenjë,kur qielli bëhet gri 
Sepse shiu më kujton,dashurinë tonë të mire.

.