Një minireflektim modest mbi vëllimin poetik të poetit vlonjat, Thodhori Baba.

Rastësia thonë: ‘’ mbreti i gjithçkaje ‘’, rastësi qe, edhe për mua dhurimi i këtij vëllimi poetik me titull ‘’GALAKTIKA E HARRESËS ‘’ nga poeti vlonjat me zë, në arealin poetik kombëtar dhe ndërkombëtar , Thodhori Baba .
Kënaqsia ishte e madhe ,por dëshira për ta lexuar akoma më e madhe , gjë që stimuloi nxitjen dhe kërshërinë për ta lexuar. Pa humbur kohë , zhytem radhë,pas radhe duke shfletuar e lexuar një për një poezitë që frymonin si copëza jetësore të cilat tregonin ecejaket egzistenciale të poetit.
Lexoja dhe ndjeja se po lexoja një poezi ‘’ Imagjinative ‘’me nuanca poetike shumë të holla ,ku kalohej shumë me finesë nga njëra ndjenjë në tjetrën ( gëzimi , hidhërimi ,melankolia , malli, dhimbja ,trishtimi , ikja , vetmia e tje..). Çdo poezi e këtij vëllimi më detyronte ta rilexoja për të arritur tek filozofia e vargut dhe kapja e mesazhit ndërkallur me elegancë brenda vargut edhe, pse i lirë , ku herë – herë të duket sikur kalon në një ligjërim bisedor me qetësinë që karakterizon poetin. Poezitë në ‘’ GALAKTIKA E HARRESËS ‘’ edhe pse pak të ngarkuara me erudicion filozofik dhe imagjinatë, kuptohen shumë qartë , pasi përmbajtja e tyre intelektuale është miksuar mirë në strukturën e tyre emocionale dhe imagjinative.
Dihet që poezia e arrirë duhet që inteligjencën dhe imagjinatën t’i ketë emocionuese , gjë që ushqehet nga dhimbjet, nostalgjitë, dashuritë , dështimet e shumë ndijime të tjera, të cilat japin krijime të gjithkohëshme, karakteristika dhe ndiesi që poeti Thodhori Baba i ka me shumicë në jetën e tij. Buka letrare e këtij, poeti nuk largohet shumë nga vendlindja , pra qyteti ynë i dashur Vlora, mos të hyjmë më në labirinte poetike , lagjja, shtëpia apo kopshti para shtëpisë. Poeti meditacionin e tij e hedh ,mbi Vlorën, detin dhe magjinë kaltëroshe të tij, vjeshtën , lulet, degën, gjethet, ngjyrat, shiun, dashurinë, prindrit, ikjet, heshtjen ,vetminë, e shumë përjetime . Pra ai gjallon poetikën e tij në brazdat dhe shenjimet jetësore ditë pas dite qofshin këto të ëmbla apo të hidhura me një vërtetësi ‘’kockore ‘’.
Vjeshhta e artë është një dashuri sublime për poetin ,aq sa edhe faqja e parë e këtij vëllimi fillon me një katërvargsh me titull :
Vjeshtë e qytetit tim
I vogël qyteti im
një grimcë ngjyrash të hirta
një gjethëz vjeshte
rrëzuar nga degët e saj.
Ja pra poeti të fut në një pesazh vjeshte me të cilin ndërthuret dhe dashuria mikëluese për qytetin tonë të bukur Vlorën , ku e përcakton
‘’i vogël qyteti im ‘’
pra ky varg të jep ndiesinë e dashurisë , adhurimit , merakut si për gjërat e çmuara edhe , pse të vogla, por vlera dhe dashuria për to , është e madhërishme. Ai e krahason Vlorën e bukur me një gjethe të vjeshtëartës rrëzuar nga dega e saj , pra e arta ( Vlora ) nga e arta ( vjeshtë ).
Karakteristikë e këtij vëllimi është diçka e veçantë ( ndoshta për mua ) uni i poetit në të shumtën e poezive luan vet poeti apo është rastësi , me trininë e shenjtë ( Ati, Biri, Shpirti )duke na ardhur në një sinergji metaforike treshe përkatësia e tij religjioze, të cilën e shikojmë tek disa poezi me vargjet :
Poezia me titull : – Çezma, faq, 69.
‘’ Përballë deti, flladi dhe unë ‘’
Poezia me titull : – Heshtja , faq, 87.
‘’ heshtja , vetmia, dhe dridhjet e mjerimit ‘’
Poezia me titull : – Emri
‘’ unë ,loti dhe emri i Shën Pjetrit ‘’
Siç e thash dhe më lartë se lënda poetike e poetit vlonjat Thodhori Baba nuk largohet shumë nga Vlora , deti, lagjja dhe shtëpia , pra gjallon në brazdat e jetës së përditshme, me teknikat e tij poetike veç përshkrimit brilant të gjallimit vjeshtor dashurisë universale patriotizmit, e shumë,e shumë ndiesive të tjera arrin me një sinqeritet brilant të na shpalos shumë natyeshëm me anë të leksikut që përdor gjithë ngjyrat jetësore me një sqimë poetike të vetdukshme !..
Si përfundim :
Vëllimi poetik i poetit Thodhori Baba , përmban një poetikë , që pa hezitim dhe me dinjitet futet në poetikën bashkëkohore .
Është një letërsi sqimatare, e këndshme për t’u lexuar .
I njohur dhe rrahur me teknikat e vargut poetik.
Mjaftë i pasur me figurat letrare.
Gjuha e tij e larmishme, qëndron këdshëm në habitatin e gjuhës qytetare vlonjate, e pastër pa arkaizma dhe barbarizma.
Është një vëllim poetik që ia vlen ta kesh në bibliotekë si një nga librat e përzgjedhur .
Me kënaqsi e lexova dhe ,fal formimit tim modest ,hodha këto mbresa, ndoshta grimca ,por e kam kënaqsi të shkruaj kur ‘’ gjëja ‘’ është e arrirë!
Faleminderit poeti Thodhori Baba, për dhuratën !…
Suksese të mëtejshme në botimin e radhës !..
Me Respekt : Natasha Limaj.