Atje në mërgim…Vilma Nika

Atje në mërgim…

Atje pret një derë mërgimi
që nuk shuhet mallit kurrë.
pret fat mbetura,nënë jetimi
djalin që ti bëhet burrë!

Atje pret loti ujëvarash
zhurmën jetës oshëtimë.
Presin duart kryqëzuar
ditë të bardha kur do vijnë?

Këtu pret një vashë e bukur
dashurinë më të dëlirë.
Pret pranverën, lule mbushur
në agimin plot dëshirë.

Atje presin zogjtë një çerdhe
mbetur udhëve dallëndyshe.
Të mësojnë gjuhën amtare
që të thirrin, gjysh e gjyshe.

Këtu mbetëm ne gjakprishurit
thonë jetë…paska më!
Po ç’e do jetën pa vlerë,
të qorruar, të pa zë?!

Atje janë rrahje zemrash
sy shqiponja krenarie
Atje ku buron ndër vena
gjaku i një shqiptarie.