Bardhyl Sh Ferizi

Rreze mbi kalldrem
Të kuqrremta rrezet
Mbi valët e lumit
E n’kalldremin e vjetër,
Të urës mbi gurë
Këmbë pas këmbe
Mbi ta ngadalë
I heshtur kaloj
Valët e Erenikut
Në mendje atëherë
Se si më vijnë
Kur pa brenga mbi gurët
Mbi urë
Shkelnja të dal matanë
Këmbëzbathur ndojherë
Atje fluturat për ti nxanë
Kohëra të shkuara
Ndër valë mbetën që atëherë
Tani mbi kalldremin
E urës vjetër
Këthehem ti kujtoj ndojherë.
B.F Nëntor
Fotografi: Rreze mbi kalldrem
Ura Tabakëve Gjakovë
BF.