Pëllumbat-Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi

Pëllumbat

Nëna ime iku në qiell,

E si për të shuar dhimbjen

E mallin tim për të,

Më dërgoi tre pëllumba

Të bukur qiellor.

E tashmë, dhe pse,

Me sytë ndër yje,

Unë jetoj me përkëdheljet,

E puplave të bardha,

E me zërat e tyre.