Miltiadh Davidhi
Pëllumbat
Nëna ime iku në qiell,
E si për të shuar dhimbjen
E mallin tim për të,
Më dërgoi tre pëllumba
Të bukur qiellor.
E tashmë, dhe pse,
Me sytë ndër yje,
Unë jetoj me përkëdheljet,
E puplave të bardha,
E me zërat e tyre.