
Vullnet Mato
FOLA ME NËNËN, NË PARAJSË
Gjithë jetën, kam pasur lëmsh në fyt,
lotët e nënës, që më lindi e më ka rrit.
Atë peng, kam dhe gur brenda zemrës,
që nuk i kam shlyer dot, borxhin nënës…
Zëri i saj, më vjen nga qielli e më thotë:
Ç’e ke, or bir, atë pendim, fare të kot?
Se ti borxhet e tua, të gjitha i ke shlyer,
kur më lehtësove, me ndihmën e vyer;
More tre vëllezër, ku gjete punë skajshëm,
kur babanë tuaj e dënuan, të pafajshëm.
Mbajta vetëm peshën e fëmijëve të tjerë,
duke i rritur me lakra të egra, te mali i gjerë.
Për ty bir, iu luta shumë herë perëndisë,
që të zgjati jetën, si djali i madh i shtëpisë,
vitet që lanë pesë vëllezërit, pa u moshuar,
t’i shtojë ty, që jetove larg, i përmalluar…
Ndaj mos m’i përmend më, ato pendime,
se të kam pafundësish, bir të zemrës sime,
e ti më ke mua në shpirt, përjetësisht, nënë,
qëkur, gjirin para të tjerëve, të kam dhënë.
E di nënë, se ti për djalin, që ende gjallon,
shqyen qiellin, e nëpër yje zërin gjëmon!
Por unë derisa të jem në këtë botë, i gjallë,
do them: Më fal, moj e bukura nënë, më fal!…