
Gezim Llojdia
…Akti i Pavarësisë, dokumenti që vulosi mëvetësinë e shtetit shqiptar, ka një histori të trazuar dhe ende të pasqaruar. Brenda kësaj historie qëndron figura e Lef Nosit. Një prej nënshkruesve të 28 nëntorit 1912 dhe një prej personaliteteve më të spikatura të kulturës, politikës dhe studimeve shqiptare.
Fati i dokumentit origjinal lidhet ngushtë me zhdukjen e tij. Por edhe me bindjen se Nosi nuk do ta kishte dorëzuar kurrë në duar të panjohura.
1.
Ditën e arrestimit, kohë zhegu 8 gusht 1945 .
Në atë moment kritik, një pyetje qëndron e pashmangshme.
A mund të mbante me vete aktin origjinal të Pavarësisë?
Lef Nosi studiues, intelektual, politikan rreth 75 vjeç, nuk mund të mbante me vete aktin origjinal të pavarësisë.Pra ato dy fije letre ku 40 burra firmëtar kishin sigluar nënshkrimet e tyre në vjeshtën e fundit të vitit’12 në selamllëkun e Xhemil Vlorës!
Dhe e kaluara e tij na ndihmon të kuptojmë se kjo ishte e pamundur. L.Nosi kishte njohur më herët burgosje, internime e survejime nga turqit, italianët dhe më pas rrethanat e Luftës së Dytë Botërore. Si politikan i stërvitur, ai e dinte se dokumente të tilla nuk dorëzoheshin askund, as në bankë, as në institucione shtetërore.
2.
Regjimi i vitit ’45 nuk ishte thjesht një pushtet i ri. Për L.Nosin, ai ishte palë kundërshtare e luftës së brendshme. Dyshimet për ndikim të fortë jugosllav në politikën shqiptare të pasluftës krijonin frikën se dokumenti mund të përfundonte në duar të gabuara. Në sy të tij, rreziku ishte i qartë: akti mund të humbiste, të asgjësohej ose më keq të falsifikohej.
Arsyeja të shtyn të mendosh se Lef Nosi i vënë në shënjestër nga regjmi ri i paslufte për tu kurthuar brenda mureve.Dhe madje ai i kishte njohur më parë këto përvoja të hidhura lufte.Ishte arrestuar nga turqit,internuar në Bursë,internuar nga italianët në kampet e internimit. Në 1943 mori pjesë në Asamblenë u zgjodh Anëtar i Regjencës me këtë përvojë jete politikani, ai nuk mund ta dorëzonte aktin origjinal në duart të panjohura.
As në bankën e shtetit dhe as gjëkundi.
Regjimi i ri i vendosur në fund të ‘44 ishte kundërshtari i tij i luftës,ndonëse ai e kishte humbur luftën,parulla e tyre ishte një Shqipëri etnike.
Zërat se jugosllavët krijuan PK në Shqipëri ,kishin krijuar bindjen se këta ishin të shitur tek sllavët,kishin krijuar premisa të forta dyshimi,që ky dokument nuk duhej të binte në duar e atyre,të cilët mund tua jepnin atë “vëllezërve sllavë”, nga miqësinë e lidhur në luftë.
Një personalitet si Nosi vallë duhej tu besonte lehtësisht regjimtarëve, kur ai tu binte në dorë ata do ta asgjësonin në mos falsifikonin.
Dyshimi që ka shprehur L.Nosi duke mos e dorëzuar vërtetohet tek dokumenti i vitit 1937 ,që u falsifikua duke vendosur fotografi në vend të nënshkrimit të disa firmëtarve të Kuvendit historik të Vlorës.
Symprehtësia e L.Nosit për të parë përtej shekullit të tij,u gjet e vërtetë vetëm pas një kohe prej një shekulli .
Kështu gjykojmë se L.Nosi nuk e ka dorëzuar atë dokument asgjëkundi. Ai ka marrë masa që ky dokument të fshihej sa më larg dhe sa më thellë për të mos rënë në duart e atyre që kërkonin burg dhe plumba për firmëtarin e pavarësisë.
Një arsye tjetër që duhet të ketë qenë është se: të ardhurit nga malet, pa përvojë dhe njohuri për shtetin në mëndjen e një politikani,studiuesi, të stërvitur do të linin përveçse një shije të keqe edhe do ta bënin të besonte se ky akt nuk duhej dorëzuar kurrsesi.
Ose do të humbiste,do të grisej për hiçgjë,do të falsifikohej.
Nga dyshimet e L.Nosit,duhet pranuar vizoni i tij ,ky dokumenti u falsifikua.
Çdo të ngjiste me origjinalin?
I njëjti ritual.
Do të pritej e retushohej,do vendoseshin fotografi,sipër nënshkrimeve të firmëtarëve të pavarësisë.
Askush sot duke u gjendur përpara këtij fakti nuk mund të pohoje se ky veprim nuk mund të kryhej.
Nëse do ta kishte dorëzuar, dokumenti me shumë gjasë nuk do të ekzistonte më sot. Historia e dokumentit të vitit 1937 e dëshmon rrezikun. Po aq domethënëse janë edhe faktet se ai nuk ia kishte dorëzuar aktin as institucioneve të kohës së Mbretërisë, kur kushtet ishin më të qëndrueshme.
Kjo na çon te përfundimi se Nosi e kishte fshehur me kujdes, ndoshta në ndonjë vend të panjohur të banesës së tij, në një vend që deri sot nuk është gjetur.
Ky vendndodhje, edhe nëse ekzistonte, ndoshta u zhduk në vitet e turbullta pas arrestimit të tij, të shoqëruara me konfiskime, sekuestrime dhe humbje të materialeve të shumta arkivore.
3.
Edhe nëse L.Nosi do ta kishte dorëzuar atë,fati që i priste ato dy fletë ishin ose do të asgjësoheshin ose do të retushoheshin dhe origjinali do të shkrumbëzohej për të zhdukur kështu.
Fakti qe ndodhi apo si ngjau me dokumentin që kishte lënë që L.Nosi kishte lënë aty nga viti 1937 janë si dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare.
Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën suprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda këtyre gjejmë shumë arsye për të mospranuar faktin si ai dokument u dorëzua diku kur L.Nosi nuk ja dorëzoi as kohës kur mbretëronte Zogu.
Kështu edhe thelbi i vetë përmbajtjes së këtij dokumenti, që ishte produkti i firmëtarve për shpalljen e pavarësisë, një akt madhor ka shqyrtuar urtësinë e këtij politikani,studiuesi atdhetari që ky dokument kurrsesi s’duhej dorëzuar në duar të panjohura. Nëse gjykojmë faktet pra duke kryer kështu një rrugëtim sërish nëpër tablo për rrugëgjetjen e aktit të pavarësisë,dokumenti original Ecjen e bëjmë si nëpër kalldrëm. Çdo rrjeshtë ka një shtresë pllakash të çimentuara mirë,harmonike me njëra-tjetrën.Këto janë shtigje të rrugëjetës së këtij atdhetari
4.
Lef Nosi ishte shumë më tepër se një firmëtar i pavarësisë. Ai ishte një mendje e ndritur dhe një koleksionist i rrallë. Themelues i shoqërisë “Afërdita” (1909), botues i gazetës “Tomori” (1910), pjesëmarrës në qeverinë e Vlorës dhe në delegacionet diplomatike për kufijtë e Shqipërisë. Më vonë, i tërhequr nga politika, u përkushtua studimeve historike, etnografike, albanologjike dhe mbledhjes së dokumenteve e objekteve të vyera.
Njohuritë e tij të thella në fushën e koleksioneve e bëjnë pothuaj të pamundur idenë se ai do ta kishte dorëzuar një dokument të një rëndësie të tillë. Në jetën e tij, pulla të rralla shqiptare arrinin vlera të jashtëzakonshme si rasti i pullës prej 50 piastrash që në vitin 2008 u shit për mbi 26 mijë euro. Kjo tregon se sa ndjeshmëri dhe përgjegjësi kishte Nosi për ruajtjen e objekteve historike.
Fundi i tij në vitin 1946, pa gjyq të drejtë dhe pa lënë as varr, mbetet një njollë e errët e historisë shqiptare. Por kontributi i tij nuk u zbeh. Sot ai kujtohet si një ndër figurat më erudite që ka pasur vendi.