

LEFTERIS PAPADHOPOULOS-QESHTE KJO MARIA
( ΓΕΛΑΓΕ Η ΜΑΡΙΑ)
Rrugës së” Filisë” me rrethin po loje
Si po vetëtinte diellit xhamaria
Gurët i mbërtheje e fare pa ndroje
Një e tundur dore,poshtë xhamaria
Si qeshte Maria, kjo Maria.
Prisnim ne furkaçe nga bajamja lart
Kishim shkatërruar sheshe dhe avllira
Globe e zogj radhisje për nishan
O, si qeshte Maria, kjo Maria..
Sipër patinave bërë me kushineta
Ti e çmendje botën nga zallamahia
Zonjat e shtëpive s’ i lije të qeta
Thoshin se së shpejti vinte policia
O sa qeshte Maria, kjo Maria.
Shqipëroi; Lefter Shomo K34l.p g.