Poetët-Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

 POETËT

Në Lezhë jetojnë poetët

në Lezhë dhe gjithandej,

secili 

me një fëmijëri të vetën 

sëbashku fëmijëri

të mëdhenj tani a mendjemëdhenj.?

Në Lezhë jeton Ndoci

paçka se rri ca mënjanë

s’mban mëri me Rudolfin 

që jeton 

në dy kryeqytete të globit

po as me vdekjen mëri nuk mban.

S’ mund të rri 

pa përmendur Preçin

poet … përtej Poetit.

Besniku, Isaku … në Lezhë erdhën 

jo si bujtësit e saj më të rinj 

por dhembshuri krijimi

të vërtetë,

unë në jug kam lindur, 

(diç shkruaj ta mbaj gjallë jetën)

ndoshta kam lindur edhe në Lezhë.