Eleni Fotaqi-Sa t’ u bësh lidhsave një nyje-Shqipëroi: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO

ELENI FOTAQI-SA T’ U BËSH LIDHSAVE NJË NYJE

(ΟΣΠΟΥ ΝΑ ΔΕΣΕΙΣ ΤΑ ΚΟΡΔΟΝΙΑ)

Sa t’u bësh lidhsave një nyje

Pesëmbëdhjetë vjet të kenë shkarë

Në tren mundet t’ humbësh hypjen

Ose të quhesh si i vrarë

Sa t’u bësh lidhsave një nyje.

Sa t’u bësh lidhsave një nyje

Mbuluar mund të jesh mes lulesh

Aroma mund të shpërthejë shije

Me e madhja dashuri të t’ sulet.

Sa t’u bësh lidhsave një nyje.

Sa t’u bësh lidhsave një nyje

Bokset e zërit i gjen thërmija

Të grijmë topat me kositje

O të rrëmben befas lumturia

Sa t’u bësh lidhsave një nyje

Shqipëroi: Lefter ShomoK /619 e.f. α .